LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 25° lightrain

Edicioni i radhës i Skaj Sessions hapet me performancat muzikore të Gillespie dhe Jay-Jay Johanson

Edicioni i radhës i Skaj Sessions hapet me performancat muzikore të Gillespie dhe Jay-Jay Johanson
Foto: Ferdi Limani

Programi Skaj Sessions në Kino Lumbardhi të Prizrenit ka vijuar edicionin e radhës me performancat muzikore të Gillespie dhe Jay-Jay Johanson. Sipas organizatorëve ky program përmes muzikës synon të eksplorojë jo vetëm limitet dhe çfarë mund të pranojmë e tolerojmë, por vjen edhe si një udhëtim mes kulturave të ndryshme që ndajnë të njëjtën skenë të shkëputur nga limitet gjeografike apo të identitetit mes të cilit shëmbëllehen ndikimet kulturore.

Një përvojë e tillë është shpalosur në kopshtin e Kino Lumbardhi gjatë fundjavës, fillimisht me grupin Gillespie dhe pastaj me muzikantin e njohur Jay-Jay Johanson, ku të dyja perfomancat kanë ofruar lundrim në skajet emocionale, raporton Telegrafi.


Gillespie si një bend i njohur underground në Kosovë, sërish është dalluar me performancën live, duke gërshetuar tingullin e tyre me një përzierje të zhurmshme psikodelike, në ambientin e papërsëritshëm të kinemasë skaj lumit.

Ndërsa muzikanti suedez Jay-Jay Johanson, i cili zakonisht bën bashkë estetikën e përmbajtur dhe të ngadaltë të downbeat e trip-hop-it me pulsin metalik të elektro-pop-it, ku mbizotërojnë ritmet melankolike dhe të haresë, ka bërë yjet bashkë për vallëzim të gjatë. Mes shumë albumesh të tjera, turneve botërore dhe bashkëpunimeve të suksesshme në film, muzikë dhe modë, Jay-Jay Johanson vjet ka publikuar albumin e tij të katërmbëdhjetë të titulluar “Fetish”, dhe paraqitja në Prizren ka qenë koncerti i parë në rajon, raporton Telegrafi.

Foto: Ferdi Limani

Gjatë një bisede me ekipin e Fondacionit Lumbardhi, Jay Jay Johanson ka shprehur kënaqësinë që ndodhet në Prizren në një mot të mirë. “Gjithçka duket kaq e gjelbër e me dritë, apo lumi që rrjedh dhe natyrisht, është vend shumë i bukur e njerëzit janë shumë të mirë. Është ndër vendet më të bukura që kemi parë deri më tani. Ne kemi plot vende në listën tonë që duam t’i vizitojmë, por ndihemi veçanërisht me fat që jemi në Prizren dhe te Kino Lumbardhi”, ka thënë ai.

Jay Jay Johanson ka theksuar se një vit më parë është lansuar albumi i fundit “Fetish” dhe se pas turneut për promovimin e tij, ka filluar edhe paraqitja në vendet ku nuk kanë qenë asnjëherë më parë. “Ashtu erdhi edhe ky bashkëpunim. Kishim kohë që donim të luanim në vende të Ballkanit dhe si për fat, na erdhi ftesa për të luajtur në Kosovë, dhe menjëherë e pranuam”, është shprehur muzikanti suedez.

Skaj Sessions do të vazhdoj në Kino Lumbardhi me performanca tjera muzikore./Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Stil
Kalo në kategori