LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 25° lightrain

Festivali i çiklizmit Bike Fest Prizren 2024 me shumë aktivitete në edicionin e parë

Festivali i çiklizmit Bike Fest Prizren 2024 me shumë aktivitete në edicionin e parë

Edicioni i parë i festivalit të çiklizmit Bike Fest Prizren, do të mbahet këtë fundjavë nga data 21 deri më 23 qershor 2024 në Prizren. Sipas organizatorëve ky festival synon të promovojë çiklizmin si një kulturë dhe mënyrë jetese të shëndetshme, të nxisë sportin dhe rekreacionin dhe të ofrojë argëtim për të gjithë pjesëmarrësit.

“Ngjarja do të fillojë me hapjen e festivalit më 23 qershor, e cila do të shoqërohet me një tur simbolik me biçikleta nën moton “Pedalo me pasion, festo me Bikefest” nga Sheshi i Dëshmorëve, duke filluar nga ora 12.00 ku ftohen të marrin pjesë të rinjtë, të moshuarit, fëmijët, gratë dhe burrat për të shijuar një tur të këndshëm përreth unazës së qytetit”, thuhet në njoftim e Bike Fest Prizren.


Në kuadër të festivalit, sipas komunikatës, aktivitetet kryesore përfshijnë:

Ligjërata nga profesionistet për shëndetin fizik dhe ushqimin e duhur për sportistët

Konferencë nga Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës për zhvillimet e fundit në fushën e çiklizmit në Kosovë

Gara “XC Pashaqeshme Prizren”: Një garë sfiduese çiklizmi me distancë 18.75 km mes natyrës dhe trashëgimisë kulturore të Prizrenit. Pjesëmarrësit do të kalojnë përmes peizazheve të bukura dhe rrugëve malore që përfundojnë në Sheshin e Dëshmorëve.

Pumptrack Challenge: Argëtim dhe adrenalinë për të gjithë çiklistët në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” më 22 qershor duke filluar nga ora 19:00.

Poligoni “EDUBIKE”: Një aktivitet edukativ për fëmijët për përdorimin e sigurt të biçikletave në Galeria Shoping MALL, ku do të mësojnë shenjat e komunikacionit dhe përdorimin e mjeteve mbrojtëse.

Show i BMX Freestyle: Aldo Nako dhe Can MTB do të ofrojnë një shfaqje spektakolare me truket e tyre në BMX më 22 qershor në ora 14:15.

Spinus Circus Show: Një shfaqje akrobatike dhe magjepsëse me biçikletë nga Spinus Circus më 23 qershor në ora 12:00 në Sheshin e Dëshmorëve.

Festivali do të kulmojë me një koncert të grupit Jericho më 23 qershor në ora 21:00. Grupi Jericho, i njohur për përzierjen unike të rock-ut dhe muzikës tradicionale shqiptare, do të sjellë një performancë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Regjistrimet për pjesëmarrje në aktivitete janë të hapura deri më 21 qershor.

Bike Fest Prizren 2024 është mbështetur nga Komuna e Prizrenit dhe një sërë sponsorësh të tjerë. Sipas organizatorëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë dhurata të ndryshme dhe të shijojnë aktivitetet në një atmosferë të gjallë dhe festive.

Në trend

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Stil
Kalo në kategori