LAJMI I FUNDIT:

Mungojnë ngjarjet kulturore në Tetovë

Mungojnë ngjarjet kulturore në Tetovë

Pas disa shfaqjeve teatrore në vit, koncertet janë më të rralla dhe nuk ka fare kinema. Banorët e Tetovës nuk kanë shumë zgjedhje kur bëhet fjalë për ngjarjet kulturore, ndërsa për të rinjtë ka vetëm kafene.

Kinema nuk ka, rrallë ka shfaqje teatrale, por Tetovës i kanë mbetur vetëm kafenetë dhe kjo nuk i ndihmon shumë të rinjtë dhe mendoj se kultura duhet të ngrihet në një nivel më të lartë, thonë banorët.

Qendra joqeveritare për bashkëpunim ballkanik Loja në 4 ditët e fundit organizoi për herë të 13-të festivalin ndërkombëtar të filmit “Watch out” me shfaqje në ambient të hapur, në amfiteatrin e Muzeut të KPM-së.


Sipas interesimit të vizitorëve, organizatorët thonë se qyteti ka nevojë për një kinema, por edhe për më shumë ngjarje kulturore dhe ka disa lokacione që mund të shfrytëzohen.

Fjala vjen, në Tetovë, përveç Qendrës së Kulturës, duhet të fillojë me punë edhe Teatri dhe Biblioteka e re, vënia në punë e të cilave është shtyrë disa herë, kështu që ende po punohet për pajisjen e tij.