LAJMI I FUNDIT:

Bujar Qamili flet për betejën dhe jetën: Kur isha në koma, shihja një dritë

Bujar Qamili flet për betejën dhe jetën: Kur isha në koma, shihja një dritë

Këngëtari i njohur zhanrit folklorik Bujar Qamili, ka folur së fundmi për periudhën tejet të vështirë shëndetësore me të cilën u përball dy vjet më parë kur u infektua me coronavirus.  

Infektimi me Covid 19 e futi këngëtarin Qamili në një luftë të egër për jetën, teksa qëndroi 21 ditë në koma.


“Kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës sime”, tha artisti në një intervistë për “S’e Luan Topi”. Ai u shpreh mirënjohës ndaj djalit, që i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në spital.

“Unë e mora Covid-in në Shqipëri dhe ika direkt në Itali. Mbaj mend 3-4 ditët e para, që isha i shtruar në spital. Pastaj, nuk di gjë në botë çfarë ka ndodhur me mua. Asgjë! Madje, kur e mora veten pas 21 ditëve, që a po shkoj a po rri, po më duket se Zoti më pa mirë dhe tha rri dhe pak se i duhesh një fije. Gjëja më e bukur, kur e kam pyetur djalin, që për mua ishte një shpëtimtar se më qëndroi në kokë 21 ditë, me ato veshjet e Covid. E falënderoj shumë dhe i jam shumë borxhli”.

Qamili kujton çastet e para kur u zgjua nga koma dhe bisedën me të birin.

“Unë shihja një dritë bezhë, ishte si perde. Fillova duke dëgjuar ca zëra kur po dilja nga koma. Kthej kokën dhe shoh djalin, nuk kam lënë fjalë pa e sharë, i thosha si më le këtu. Kur të bëhesh më mirë do flasim më thoshte. Bush, më tha, të kalojë kjo punë, po një gjë është e mirë, që ti nuk ke ditur asgjë në botë se çfarë ka ndodhur”.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Magazina
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ndajnë momente romantike së bashku, gjatë pushimeve të tyre

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ndajnë momente romantike së bashku, gjatë pushimeve të tyre

Magazina
Santiana Maloku vazhdon të befasojë me pozat e mrekullueshme gjatë pushimeve të saj

Santiana Maloku vazhdon të befasojë me pozat e mrekullueshme gjatë pushimeve të saj

Magazina
“Po, ende e veshur me bikini, ndonjë kundërshtim?” - Ylli i “Baywatch” Donna D'Erric shfaq figurën fantastike në fotografitë e fundit

“Po, ende e veshur me bikini, ndonjë kundërshtim?” - Ylli i “Baywatch” Donna D'Erric shfaq figurën fantastike në fotografitë e fundit

Magazina
Khloe Kardashian ndan disa fotografi të guximshme për ditëlindjen e saj të 40-të, teksa thotë se është e emocionuar për një dekadë të re

Khloe Kardashian ndan disa fotografi të guximshme për ditëlindjen e saj të 40-të, teksa thotë se është e emocionuar për një dekadë të re

Magazina
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Kalo në kategori