Korporata Elektro-energjetike Shqiptare edhe këtë vit ka nisur punën për pastrimin e liqenit të Komanit nga mbetjet të cilat depozitohen përmes prurjeve që vijnë nga lumenjtë.
Janë tre anije të KESH të cilat po punojnë për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Zëvendësministrin për fushën e energjisë në MIE, Ceno Klosi, ju bashkuan aksionit të pastrimit të ndërmarrë nga KESH.
Gjithashtu, edhe grupe të ndryshme vullnetare kanë dhënë kontributin e tyre në këtë nismë, për të mbajtur pastër një ndër zonat e cila po vizitohet gjithmonë e më shumë nga vizitorët.
Zv/kryeministrja Balluku solli në vëmendje se masat e marra nga pushteti vendor në Shqipëri, veçanërisht bashkitë që janë pranë ujërave larës, kanë dhënë një efekt të madh duke ndikuar në përmirësimin e pastërtisë së ujërave.
Sa i takon situatës në liqenin e Komanit, Balluku bëri të ditur se është arritur një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për të ulur nivelin e mbetjeve të cilat përmes lumenjve përfundojnë në liqene.
“Kemi rënë dakord për një aksion të përbashkët. Pjesa e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Mjedisit të Kosovës do të vendosë në dispozicion fondin për vendosjen e një rrjete, e një teknologjie të lartë padyshim, e cila do të menaxhohet nga pala shqiptare, KESH, për të bërë të gjithë ndalesën e parë të mbetjeve. Patjetër do ketë edhe kalime të materialeve që janë më të vogla, por të paktën të gjitha këto mbetjet e ngurta të cilat ne i gjejmë në brigjet e dy liqeneve të Fierzës dhe të Komanit do të ndalojnë”, tha Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se KESH me anijet e saj do të vijojë punën për pastrimin e të gjithë liqenit, duke bashkëpunuar edhe me grupet e vullnetarëve, teksa theksoi se falë masave që do të merren synohet që vitin e ardhshëm të kemi më pak mbetje dhe papastërti në liqene.
Ministrja Kumbaro, duke vendosur theksin tek rëndësia që zona ka marrë duke u kthyer në një destinacion të mirëfilltë turistik, tha se është e rëndësishme që krahas sensibilizimit është e nevojshme bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës duke qenë se shumë prej prurjeve të lumenjve vijnë nga Kosova.
“Kjo situatë që shohim në Koman na mblidhej në liqenin e Ulzës dhe të Shkopetit. Kjo histori ka marrë fund sepse është bërë një mobilizim shumë i madh i mbetjeve të tokë. Janë mbetjet nga toka që përfundojnë nëpër liqene kështu që përveç sensibilizimit shumë të madh që duhet bërë çdo turisti, çdo banori, pa diskutim që na duhet një bashkëpunim me kolegët tanë të Qeverisë së Kosovës për ta parandaluar që në burim”, tha Kumbaro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje