LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 19° fair_night

Djali i dëshmorit Avdullah Tahiri, kujton me krenari e sakfrificë “Ditën e Çlirimit në Gjilan”

Djali i dëshmorit Avdullah Tahiri, kujton me krenari e sakfrificë “Ditën e Çlirimit në Gjilan”

Nesër shënohet 25 vjetori i çlirimit të qytetit të Gjilanit, ku kjo ditë i dedikohet kujtimit dhe nderimit të atyre që dhanë jetën e tyre në luftë dhe përpjekje për liri.

Kujtimet e freskëta i ka edhe Iliri, djali i dëshmorit Avdullah Tahiri, i cili ditën e çlirimit e kujton si ditën më të bardhë, ani pse sipas tij çdo kund shiheshin gërmadhat nga shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara.


Mes buzëqeshjes për çlirim dhe dhimbjes, Tahiri thotë se kishte familje që nuk e dinin se ku gjendeshin anëtarët e tyre.

“Kjo ditë më kujton fundin e një pushtimi shekullor nga Serbia, hyrjen e UÇK-së dhe forcave te NATO-së. Festën nëpër fshatra e qytet nga banorët e pakët që kishin mbetur pa u dëbuar. Ani pse çdo kund shihnim gërmadha nga shtëpitë e djegura e të shkatërruara, familje që nuk dinin se ku gjendeshin anëtarët e tyre, atë ditë çdo gjë dukej shumë e bukur. Ajo ditë është dita më e bardhë për neve që kishim”, ka thënë Tahiri për Telegrafin.

Tahiri thekson se e gjithë familja ishin shumë krenarë për sakrificën, triumfin e UÇK-së dhe për fitoren, pavarësisht që sipas tij deri në ditën e çlirimit ishin përballur edhe me vdekjen.

“Ajo ditë për neve është dita më e shenjtë, ani pse deri te ajo ditë kishim kaluar nëpër shumë momente të rënda, atë ditë as që na shkonte mendja se disa ditë më përpara ishim përballur dhe shume afër vdekjes”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera, Tahiri potencon se qytetarët e Kosovës dhe ata të komunës së Gjilanit kanë respekt dhe konsideratë të lartë për dëshmorët dhe luftën e UÇK-së.

Sipas tij, kjo dëshmohet gjatë festave e datave përkujtimore, me pjesëmarrjen e tyre në homazhe e shumë organizime të tjera.

“ Edhe nxënësit nëpër shkolla përmes shfaqjeve, poezive e organizimeve të ndryshme për dëshmorët gjatë festave kombëtare janë tregues i respektit të tyre dhe konsideratës së lartë që kanë për UÇK-në dhe dëshmorët e lirisë”, ka potencuar Tahiri shkruan Telegrafi.

Mirëpo, përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët e rënë për liri sipas Tahirit nuk mjafton sepse ajo që e brengos atë dhe shumë të tjerë është gjykimi i lirisë.

“Burgosja e krerëve të UÇK-së, mbajtja e tyre në Hagë. Qëllimi për të barazuar luftën e shenjtë dhe të drejtë të popullit tonë me qindra masakra të kryera nga regjimi i Serbisë është dëmi më i madh që po i bëhet Kosovës 25 vite pas çlirimit”.

Sipas tij, atje nuk po gjykohen disa emra, por po gjykohet sakrifica e Kosovës për liri.

“Atje nuk po gjykohen disa emra, por po gjykohet sakrifica jonë për liri, ajo që ne po e gëzojmë qe 25 vite është vënë në peshore dhe po matet me krimet që janë kryere kundër neve jo vetëm gjatë luftës së fundit, por shekuj me radhë”, ka thënë ai.

Pavarësisht të gjithave, Tahiri thotë se Kosova që nga çlirimi është zhvilluar më shumë, ani pse sipas tij ka shumë skeptik të cilat këto zhvillime nuk i shohin dhe nuk i pranojnë.

Ai thotë se nga një vend i djegur e rrënuar gati tërësisht, sot Kosova është një vend ku vetëm varret e të vrarëve mund t’i dëshmojnë se këtu kishte luftë 25 vite më parë.

“Nga një vend i djegur e rrënuar gati tërësisht sot jemi një vend ku vetëm varret e të vrarëve mund ta dëshmojnë se këtu kishte luftë 25 vite më përpara. Zhvillimi i madh që ka ndodhur në Kosovë është edhe një bindje shtesë se për Kosovën ia ka vlejtur të sakrifikohet dhe për këtë sakrificë jemi shumë krenar”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Avdullah Tahiri ishte njëri nga organizatorët e demonstratave të pranverës së vitit 1981. Ishte themelues i Zonës Operative të Kosovës, të UÇK-së, dhe komandant i parë i ZOK-ut.

Më  15 gusht 1998, Tahiri u arrestua dhe pastaj nga burgu i Gjilanit u transferua në atë të Dubravës nga i cili nuk është kthyer i gjallë. Trupi i tij sot prehet në varrëzat e dëshmorëve në Gjilan. /Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Magazina
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në

Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në "një terren ushtarak" të Rusisë në Krime

Botë
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Kalo në kategori