LAJMI I FUNDIT:

A e dini pse këto targa u shitën për 1.68 milion dollarë?

A e dini pse këto targa u shitën për 1.68 milion dollarë?

Targat e veturave kanë qenë prej kohësh biznes i madh dhe njëra është shitur për 1.68 milion dollarë në Australi.

Kjo shumë është e mjaftueshme për të blerë një shtëpi të madhe dhe të paktën dy supervetura, por ata me xhepa të thellë nuk e shohin në të vërtetë kështu.

Bëhet fjalë për targa me numrin 20, të cilat ishin të regjistruara në shtetin australian të Victoria. Targat kanë dy shenja, të cilat janë ndër 90 ekzistueset dyshifrore në vend, pra një nga vetëm nëntë me numër “të rrumbullakët”.


Ndonëse tingëllon çmenduri të shpenzosh kaq shumë para për targa, ato janë kthyer në biznes të madh dhe vlera e tyre është ngritur në qiell me kalimin e viteve.

Pllaka të tilla vlerësohen jo vetëm në Australi, por edhe në pjesë të tjera të botës. Sa më pak numra në to, aq më të shtrenjta janë targat.

Disa vite më parë, këto targa u panë në një kamionçinë të rregullt Mercedes C200, megjithëse ato vlejnë 50 herë më shumë se vetë vetura.

Gjithashtu, këto nuk janë targat më të shtrenjta australiane të shitura, pasi rekordi për targat numër 1 u vendos në janar në 8 milionë dollarë. /Telegrafi/