Komuna e Gjakovës kufizon konkurrencën e lirë në tenderin 4 milionësh, nuk adreson në plotëni rekomandimet e INPO-s
![Komuna e Gjakovës kufizon konkurrencën e lirë në tenderin 4 milionësh, nuk adreson në plotëni rekomandimet e INPO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Tribuna-Perendimore-Stadiumi-i-Gjakoves-780x439.jpg)
Organizata INPO reagon kundër kufizimit të konkurrencës së lirë, trajtimit jo të barabartë, favorizimit dhe diskriminimit të një apo më shumë operatorëve ekonomikë në tenderin për “Renovimi i stadiumit të qytetit në Gjakovë-Tribuna Perëndimore”, me numër të prokurimit 632-24-5437-5-1-1 dhe vlerë të parashikuar 4,000,000.00 euro, inicuar nga Komuna e Gjakovës.
INPO ka analizuar dokumentet e tenderit dhe ka gjetur se komuna ka vendosur një varg kërkesash për kapacitetet teknike dhe profesionale të cilat janë irelevante, jo proporcionale me lëndën e prokurimit, diskriminojnë operatorët ekonomikë (OE) të interesuar dhe favorizojnë OE të caktuara.
Më qëllim të sigurimit të ligjshmërisë dhe integritetit të aktivitetit të prokurimit, INPO ka kërkuar nga Komuna e Gjakovës që të rishikojë, kërkesat si në vijim:
1)“Operatori Ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka ose mund të angazhojë staf të mjaftueshëm për realizimin me sukses të punimeve me këto kapacitete minimale, Staf profesional dhe të mesëm teknik së paku lista e stafit të mesëm teknik minimum 35 punëtor të cilët duhet jenë të çertifikuar për siguri dhe shëndet në punë, nga një kompani e çertifikuar nga MPMS – Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.“
2)“Një kimist industrial me pesë vite përvoje pune i çertifikuar nga MPMS për siguri dhe shëndet në punë, i njëjti duhet të posedoj licencë për VNM nga ministria përkatëse me pesë vite përvojë pune.“
3)“(i) Një Lead Auditor sipas kërkesave të standardeve ISO 9001 2015 për menaxhim të cilësisë (ii) Një Lead Auditor sipas kërkesave të standardeve ISO 14001 2015 për menaxhim të ambientit, (iii) Një Lead Auditor sipas kërkesave të standardeve ISO 45001 2018 për sistemin e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë.“
4)“Operatori Ekonomik duhet të jetë i pajisur me licencë ISO – ISO 9001- 2015 – Standard Ndërkombëtar për menaxhimin e sistemit të cilësisë – ISO 14001 – 2015 – Standard Sistemi e menaxhimit mjedisor – ISO 45001 – 2018 – Standard i për sistemin e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë. – ISO 26000 – 2010 – Sistemi e menaxhimit te përgjegjësisë shoqërore – Social Responsibility – ISO 39001 – 2012 – Sistemi për menaxhimin e sigurisë së trafikut në rrugë – ISO ISO 99 – 2012- Sistemi i Integruar i Menaxhimit – ISO 28001 – 2007 – Sistemi i menaxhimit te sigurisë ne zinxhirin e furnizimeve – ISO 50001 – 2018 – Sistemi i menaxhimit te energjisë.“
Komuna pas rekomandimit të INPO-s, ka korrigjuar vetëm disa nga kërkesat, konkretisht duke i larguar nga dosja e tenderit vetëm kërkesat për “(i)Një Lead Auditor sipas kërkesave të standardeve ISO 9001 2015 për menaxhim të cilësisë. (ii) Një Lead Auditor sipas kërkesave të standardeve ISO 14001 2015 për menaxhim të ambientit,(iii) Një Lead Auditor sipas kërkesave të standardeve ISO 45001 2018 për sistemin e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe kërkesat për “ISO 26000 2010 – Sistemi e menaxhimit të përgjegjësisë shoqërore dhe ISO 28001 2007 – Sistemi i menaxhimit te sigurisë ne zinxhirin e furnizimeve.”
INPO i rikujton komunës së Gjakovës se kërkesa për minimum 35 persona staf i mesëm dhe teknik të çertifikuar për sigurinë dhe shëndetin në punë nuk është kërkesë e Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, sikundër që as kërkesa për një kimisit industrial të çertifikuar për sigurinë dhe shëndetin në punë. Madje, kërkesa për një kimist industrial, nuk është parë të jetë kërkesë e tenderëve të tjerë të natyrës së njejtë, siç është ai për renovimin e stadionit të Prishtinës dhe Gjilanit.
Se ky tender kufizon konkurencën e lirë dhe favorizon OE të caktuara, është edhe fakti që komuna në mënyrë të kundërligjshme ka bërë shkurtimin e afateve ligjore për dorëzimin e tenderëve, nga minimum dyzet (40) ditë sa është e paraparë me ligj për kontrata të punës me vlerë të madhe, në njëzet e një (21) ditë.
Andaj, INPO fton komunën e Gjakovës që të përmirësoj dhe të korrigjoj këto kërkesa diskriminuese, favorizuese dhe që kufizojnë konkurrencën e lirë të OE-ve dhe të ju jap kohë dhe mundësi të gjithë OE-ve të interesuar të përgatisin dhe dorëzojnë ofertat e tyre. Po ashtu, i bëjmë thirrje Kryetarit te Komunës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që të sigurohet se zyrtarët e tij nuk aplikojnë kritere dhe kërkesa diskriminuese dhe të kundërligjshme në aktivitetet e prokurimit të komunës dhe se paraja publike menaxhohet dhe shpenzohet vetëm përmes zbatimit të plotë të rregullave të prokurimit dhe atyre financiare.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/exitpolli-lajm-780x439.jpg)
EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta
![Rezultatet e EXIT POLL-it nga UBO – ky është numri i ulëseve në Kuvend që do të marrin partitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Seanca-e-Kuvendit-per-bisedat-Mimoza-Kusari-me-Milan-Radojiciqin-foto-Ridvan-Slivova-80-780x439.jpg)
Rezultatet e EXIT POLL-it nga UBO – ky është numri i ulëseve në Kuvend që do të marrin partitë
![Mbyllen të gjitha vendvotimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ora-e-fundit-zgjedhjet-2025-780x439.png)
Mbyllen të gjitha vendvotimet
![Çitaku reagon pas mbylljes së vendvotimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Vlora-Citaku-PDK-Konference-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739125932563-780x439.jpg)
Çitaku reagon pas mbylljes së vendvotimeve
![Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/6-komunat-780x439.png)
Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00
![DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-780x439.jpg)
DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi