Dita e Çlirimit në Mitrovicë u festua edhe nga nxënësit e këtij qyteti, të cilët mes shumë emocionesh kënduan këngët me mesazhe atdhetare.
Kjo u arrit përmes një koncerti me këngë korale që u realizua nga Drejtoria e Arsimit në Mitrovicë në bashkëpunim me shkollat e qytetit, e që u mbajt në sallën e Muzeut të Mitrovicës.
Koncerti është realizuar me moton “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë”, në të cilin morën pjesë 9 shkolla, 8 prej tyre shkolla fillore dhe shkolla e mesme e muzikës, shkruan Telegrafi.
Shkollat fillore pjesëmarrëse në këtë koncert ishin: “Migjeni”, “Aziz Sylejmani”, “Bislim Imeri”, “Jusuf Rexha”, “Gj.K.Skënderbeu”, “Eqrem Çabej”, “Andon Z.Çajupi & Elena Gjika” dhe “Abdullah Shabani” dhe shkolla e mesme e muzikës “Tefta Tashko”.
Disa nga këngët që u performuan nga nxënësit e këtyre shkollave ishin: “Vendi im”, “Të falemi o dhe”, “Fjalët e qiririt”, “Kur bie fyelli e çiftelia”, “Madrigali” e të tjerë.
Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky është viti i dytë që në qytetin e Mitrovicës realizohet ky koncert.
“Aktivi profesional i mësimdhënësve të kulturës muzikore kanë tre muaj që i kanë filluar përgatitjet për të realizuar këtë, që në kuadër të 12 qershorit, Ditës së Çlirimit, ta shënojmë me koncertin me këngë korale të shkollave të Mitrovicës”, ka thënë Kadriu.
Ajo ka bërë të ditur se afro 200 nxënës kanë qenë prezent në vendin ku po mbahet koncerti.
“Gjithçka ishte në nivel falë angazhimit të mësimdhënësve. Edhe pse kultura muzikore ka vetëm një orë në javë, sipas plan-programit, mësimdhënësit e kësaj lënde kanë arritur që dhjetë shkolla t’i kenë koret e tyre dhe ta bëjnë një organizim kaq madhështor për nder të Ditës së Çlirimit”, ka shtuar drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë.
Kadriu ka vlerësuar mësimdhënësit, duke u shprehur se pa angazhimin e tyre kjo nuk do të ishte e mundur. Ajo ka theksuar se me aktivitetet e tyre i janë afruar zhvillimit dhe vlerësimit të përmbajtjeve arsimore.
“Ne i jemi afruar me aktivitetet tona zhvillimit dhe vlerësimit të përmbajteve arsimore, lidhjes së të gjithave aktiviteteve ekstra-korrikulare me rezultatet e të nxënit, për nivel, lëndë, shkallë dhe kjo na ka sjellë rezultate shumë të kënaqshme këto tri vite”, ka përfunduar Drita Kadriu.
Ndërsa, anëtarja në kuvendin komunal të Mitrovicës, Florina Çitaku, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se jo vetëm ky koncert, por të gjitha aktivitetet e fundit që po organizohen nga shkollat e qytetit janë për t’u vlerësuar dhe meritojnë vlerësim maksimal.
“Ne si qytetarë të Mitrovicës, për mendimin tim, për herë të parë në këto dy-tri vite të fundit po shohim aktivitete kulturore dhe arsimore kaq të frytshme dhe të mira”, ka thënë Çitaku.
“Ne po shohim që çdo vit e më tepër shkollat janë duke i arritur pritshmëritë tona në nivelet sa më të larta dhe kjo si rezultat i punës dhe angazhimit të Drejtorisë komunale të Arsimit në bashkëpunim me të gjitha menaxhmentet e shkollave të qytetit”, ka përfunduar Çitaku.
Gjersa mësimdhënësi i lëndës “Art muzikor” në shkollën fillore “Abdullah Shabani” në Mitrovicë, Vehbi Shusholli, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se puna me nxënësit nuk është e lehtë.
Shusholli ka thënë se pas prezantimeve të tilla të suksesshme gjithmonë përjeton një lloj kënaqësie.
“Puna me nxënësit nuk është e lehtë sidomos kur kemi prezantime, por pas një prezantimi të tillë si ky që kishim sot është një lloj kënaqësie që e sheh se i’a ka vlejtur çdo mund dhe çdo provë”, është shprehur mësimdhënësi i lëndës “Art muzikor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rruga “e bllokuar” nga veturat dhe pa sinjalizime në Mitrovicë, Komuna premton zgjidhje
“Vuçiq në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad
I riu me sindromën Down që gërsheton shkëlqyeshëm arsimimin dhe punësimin
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova