Ambasada amerikane e kritikoi për deklaratën e “kuvendit gjithëserb”, Vuçiq përgjigjet me akuza
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur deklaratës së Ambasadës së SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila tha se konkluzionet e miratuara në “kuvendin gjithëserb” në Beograd paraqesin sulm ndaj Dejtonit, duke e pyetur ambasadën se ku shkruhet në atë marrëveshje se prona i takon shtetit dhe jo entiteteve.
Vuçiq thotë se me Marrëveshjen e Dejtonit janë rregulluar kompetencat e autoriteteve qendrore dhe të entiteteve.
“Pyetja ime e parë për ta është se si, ku dhe që kur shkruan diku se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve. Neni 3.3 i Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës, aneksi katër i Marrëveshjes së Dejtonit, përcakton se të gjitha funksionet shtetërore të autoritetit që nuk u janë caktuar shprehimisht institucioneve të Bosnje dhe Hercegovinës u përkasin entiteteve”, tha Vuçiq në një video në Instagram e tij, të adresuar, siç shkruan ai, për “aleatët amerikanë”.
Kështu ai iu përgjigj njoftimit të djeshëm të Ambasadës së SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë, ku thuhet se “deklaratat publike të zyrtarëve të Republikës Srpska, veçanërisht të presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik” për konkluzionet dhe planet për ndarjen e Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina përfaqëson “një sulm ndaj Dejtonit dhe ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe karakterit multietnik të Bosnjës e Hercegovinës, transmeton Telegrafi.
Ambasada amerikane vuri në dukje se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit dhe Kushtetuta e Bosnjës e Hercegovinës shprehimisht thonë se Bosnje e Hercegovina është shteti pasardhës i Republikës së Bosnjes e Hercegovinës me strukturën e saj të brendshme, të modifikuar, në mënyrë që të përbëhet nga dy entitete.
Në videon e postuar në Instagram, Vuçiq tha se neni 3.1 i Marrëveshjes së Dejtonit janë përmendur kompetencat e institucioneve të Bosnjës e Hercegovinë, por jo edhe prona publike.
“Prandaj ju lus partnerë të nderuar nga Ambasada Amerikane të më jepni një përgjigje konkrete se si keni ardhur në konkludim dhe mbi bazën e cilit akt dhe çfarë akti se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve, siç shkruhet qartë në Marrëveshjen e Dejtonit, dhe pse ndër të tjera keni marrë pjesë në shkaktimin e krizës në territorin e Bosnjes e Hercegovinës. Në të njëjtën kohë, pres që të më përgjigjeni, siç e keni thënë në disa raste, se kjo ka të bëjë me marrëveshjen për trashëgimi të vitit 2001, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2004”, tha ai.
Vuçiq shtoi se trashëgimia rregullon të drejtat dhe detyrimet e shteteve anëtare të krijuara në territorin e Bosnjës e Hercegovinës, dhe jo mënyrën se si prona publike do të shpërndahet brenda një prej shteteve anëtare të krijuara nga shpërbërja e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, dhe se “është shumë i lumtur që Ambasada (SHBA) pranoi një diskutim të mirë të arsyetuar, të qytetëruar dhe pa asnjë ofendim” dhe se i gëzohet përgjigjes që pret.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese së Bosnje e Hercegovinës, prona shtetërore paraqet sende të luajtshme dhe të paluajtshme që shërbejnë për ushtrimin e pushtetit dhe mund të përfshijë edhe të mira publike (lumenj, male, pasuri natyrore, infrastrukturë komunikacioni etj.)
Pronat shtetërore në Bosnje e Hercegovinë nuk kanë qenë në dispozicion prej vitit 2005, kur përfaqësuesi i lartë i atëhershëm në Bosnje e Hercegovinë, Paddy Ashdown, vendosi Ligjin për mos lënien në dispozicion përkohësisht të pronës shtetërore.
Ai është në fuqi derisa Asambleja Parlamentare e Bosnje e Hercegovinës të miratojë një vendim të ri për vënien në dispozicion të pronës në nivel shtetëror.
“Kuvendi gjithëserb” u mbajt më 8 qershor në Beograd, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe të entitetit serb, Republika Srpska.
Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Srpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025