LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 3° clearsky_day

Mbi shtatë dekada veprimtari, Muzeu i Mitrovicës ende pa objekt të përhershëm

Mbi shtatë dekada veprimtari, Muzeu i Mitrovicës ende pa objekt të përhershëm
Muzeu i Mitrovicës

Muzeu i Mitrovicës që u themelua në vitin 1952, tashmë ka mbi shtatë dekada që ushtron veprimtarinë e tij dhe është muzeu i dytë më i vjetër në vend pas muzeut të Kosovës.

Dje u shënua 72-vjetori i Muzeut të Mitrovicës dhe ky përvjetor u shënua përmes një organizimi të Komunës së Mitrovicës, shkruan Telegrafi.

Udhëheqësja e këtij muzeu, Nora Prekazi – Hoti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se përgjatë këtyre dekadave muzeu është përballur me shumë sfida, e ku më e madhja ndër to është rrugëtimi i muzeut në institucione të ndryshme.


“Fillimisht ka qenë në Komunën e atëhershme të Mitrovicës, pastaj është shpërngulur në Hamanin e qytetit dhe në vitin 2009 është shpërngulur në këtë objektin ku jemi sot që njihet si ish-shtëpia e armatës jugosllave. E ku nga viti 2009 e deri tash e shfrytëzojmë vetëm një pjesë të këtij institucioni. Meqë jemi njëherit ndër institucionet më të vjetra muzeale në Kosovë jemi edhe muzeu i dytë më i pasur sa i përket koleksionit.

Sfida kryesore ka qenë hapësira që nuk kemi pasur asnjëherë mundësi me shpalosë koleksionin që e kemi”, ka thënë Prekazi – Hoti.

Udhëheqësja e muzeut ka thënë se ky muze është ndër më aktivët në Kosovë, që njëkohësisht ka dhe jetë të gjallë kulturore.

Ajo ka treguar se brenda dhjetë muajve të fundit kanë arritur t’i realizojnë katër ekspozita tematike, derisa ka shtuar se kanë mjaftë shumë vizitorë dhe program edukativ e qasje gjithëpërfshirëse.

Udhëheqësja e Muzeut të Mitrovicës, Nora Prekazi – Hoti

Prekazi – Hoti ka theksuar tutje se ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, e ka vizituar këtë institucion katër herë.

Ajo ka njoftuar se me lejen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, është duke u diskutuar që ky objekt të kthehet në një seli të përhershme të muzeut.

“Me leje të kryetarit, Bedri Hamza është duke u dhënë pëlqimi se ky objekt të kthehet në një seli të përhershme të Muzeut të Mitovicës, si dhe është ndarë një buxhetim për renovim nga viti 2025. Me këto dy informacione, unë po besoj që edhe Ministria do të bashkëngjitet në këtë kauzë si dhe të bëj një bashkë-financim që ta kthejmë këtë objekt në një hapësirë që e meriton”, ka shtuar udhëheqësja e muzeut.

Më tej, ajo ka theksuar se ka pasur qëllim të sjellë gjithëpërfshirje të grupeve të margjinalizuara.

“Ndërsa si mandat, synim e kam që ta kthejë gjithë këtë objekt në muze dhe ta shpalosim koleksionin, të ia bëjmë një statut, mision, vision dhe plan të menaxhimit”, ka përfunduar Nora Prekazi – Hoti.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, Fahri Jashari, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo drejtori gjatë këtij viti do të bëj projektimin se si do të duket në të ardhmen ky muze.

“Është ideja e kryetarit Bedri Hamza që vendi aktual ku është duke e zhvilluar veprimtarinë Muzeu i Mitrovicës të jetë në pronësi të këtij institucioni të rëndësishëm kulturor, sepse e dimë që i vetmi ky muze aktualisht nuk ka objekt të vetin. Prandaj, kryetari i Komunës ka kërkuar që ky objekt t’i dedikohet në pronësi të këtij institucioni”, ka thënë Jashari.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, Fahri Jashari

Ai ka thënë se së bashku me stafin e muzeut i kanë mbledhur të gjitha dokumentacionet e mëparshme që të dinë pronësinë reale të këtij institucioni.

“Në seancat e ardhshme të kuvendit komunal do ta vendosim në diskutim dhe besoj shumë se të gjithë asamblistët e partive politike do ta votojnë”, ka thënë tutje ai.

Në 72-vjetorin e Muzeut të Mitrovicës është hapur dhe ekspozita “Çiknija jonë”, me autore Elena Gallina dhe kurator Engjëll Berisha. Kjo ekspozitë trajton praktikën e shkëmbimit të pecetave mes vajzave në Kosovë, qysh nga vitet e 60-ta.

Gallina në një prononcim për Telegrafin ka thënë se punimet për këtë ekspozitë i ka filluar qysh në shtatorin e vitit të kaluar.

Ajo fillimisht ka intervistuar, hulumtuar dhe ka mbledhur të dhëna nga gjeneratat e ndryshme për të kuptuar rëndësinë e të shkëmbyerit të pecetave.

Autorja e ekspozitës “Çiknija jonë”, Elena Gallina

E si sfidë në këtë pjesë ajo e konsideron lëvizjen në shumë qytete të Kosovës gjatë procesit të intervistimit.

“Sfidë gjithashtu ka qenë dhe si ta përmbledh të gjithë temën sepse është temë e veçantë”, ka treguar autorja e ekspozitës.

Gallina ka thënë se një ndër gratë më të moshuara që i ka intervistuar ishte një 89-vjeçare, gjersa ka shtuar se shkëmbimi i këtyre pecetave tek vajzat ka filluar qysh në moshën gjashtë – shtatë vjeçare.

Gjatë kremtimit të 72-vjetorit të Muzeut të Mitrovicës kanë performuar katër muzikantë të ndarë në dy grupe. Fillimisht performuan Rina Ferri Ademi me piano dhe Arben Ademi me violë. Pastaj performuan Anisa Suhodolli Mujka me vokal e def dhe Erhan Mujka me kitarë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Kalo në kategori