LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 9° lightrainshowers_day

25 vjetori i çlirimit të Kosovës, mjekja nga Gjilani rrëfen sfidat gjatë periudhës së luftës

25 vjetori i çlirimit të Kosovës, mjekja nga Gjilani rrëfen sfidat gjatë periudhës së luftës

Lufta në Kosovë ka lënë gjurmë të thella te secili individ, që e ka përjetuar sfidat e saj. Të freskëta përjetimet e luftës i ka edhe mjekja nga Gjilani, Ramize Ahmeti – Ibrahimi, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Hajrizin, kanë dhënë kontribut të madh në fushën e mjekësisë.

Mes shumë përjetimeve, Ahmeti – Ibrahimi rrëfen për Telegrafin për sektorin e shëndetësisë në Gjilan para luftës dhe evoluimin e saj pas luftës.

Sipas saj, shëndetësia në periudhën e paraluftës ishte më ndryshe se kjo e ditëve të sotme.


“Kontributi im në sistemin shëndetësor shtrihet në dy etapa, atë të viteve 90-ta dhe tani. Shëndetësia në përgjithësi, veçmas në Gjilan ku kam punuar ka qenë dukshëm më ndryshe, ishte më vështirë. Ndërsa, sot është gjithçka më lehtë”, ka thënë ajo.

Mjekja Ahmeti – Ibrahimit, para luftës sistemi shëndetësor në Kosovë po përballej me shumë sfida, përfshirë mungesën e investimeve, infrastrukturë të vjetërsuar dhe mungesën e pajisjeve.

Ajo thekson se në atë kohë nuk ka qenë fare lehtë sigurimi i barnave, ndonëse nuk kishte mungesë të tyre.

“Sa i përket barnave nuk ka pasur mungesë të madhe. Mirëpo, mënyra e sigurimit të tyre nuk ka qenë e lehtë. Ishte periudhë e rëndë për gjithë komunitetin. Jo të lirë dhe të sigurt në trajtim dhe gjithë kohën në rrezikshmëri gjatë kontrolleve mjekësore”, theksoi Ahmeti – Ibrahimi.

Përveç përpjekjeve për të qenë afër secilit pacient gjilanas, çifti bashkëshortor përjetoi edhe sfida të tjera. Njëra prej tyre ishte edhe dëbimi nga puna i bashkëshortit të saj, Hajrizit.

Largimin e bashkëshortit të saj nga puna, ajo thotë se e përjetoi shumë rëndë.

“Pas largimit të tij nga puna, mua më është dashur të merrem edhe me fëmijë dhe gjithmonë kemi qenë nën presion se kush do të vijë dhe të na hapë derën. Kjo edhe ndodhi, sepse në atë kohë kur filluan trazirat ne i kemi pasur edhe disa refugjatë dhe për regjimin serb në shënjestër kemi qenë ne si doktorë”.

Mes emocioneve, Ahmeti-Ibrahimi tregoi se pas largimit të bashkëshortit të saj nga puna, ata u detyruan ta hapin një ordinancë private, e cila ishte e para në Gjilan.

“Është e tmerrshme me tregu kur filluan me kërku doktor Hajrizin pasi e dëbuan nga puna, sepse në atë kohë ne filluam të punojmë në një ordinancë private dhe fqinjët më pyesnin për të. Arsyetimi i vetëm i imi ka qenë se ai po kujdeset për prind e i tij të sëmurë. Në një moment, kur fillova ta pastroj ordinancën, në dritare më pa një fqinjë i yni dhe më tha ‘Kosova po digjet dhe ti po pastron’”, ka potencuar Ahmeti-Ibrahimi.

Përveç sfidave, ajo rrëfen edhe për kohën kur është takuar me dashurinë e saj të jetës, me të cilin tashmë i kanë tre fëmijë.

“Fillimisht si studentë të fakultetit të mjekësisë të viteve 81-82, na ka lidhur kolegialiteti, qyteti dhe pastaj drejtimi e tashmë jemi edhe bashkëshort. Ne i kemi tre fëmijë, të cilët po ashtu janë doktorë, dy stomatologë dhe një doktoreshë e përgjithshme”, ka thënë tutje ajo.

Mjekja Ahmeti – Ibrahimi, fillimin e viteve të 2000-ta, e sheh si një dritë në fund të tunelit.

“Pas viteve 2000 një dritë në fund të tunelit u pa. Filluan ndryshimet, flitej, punonim dhe gjithçka frymonte shqip. Tani, sektori i shëndetësisë është në nivel më të mirë. Mirëpo, ende duhet të punojmë, na duhet angazhim nga të gjithë, me një qëllim të vetëm që të kemi një popullatë të shëndoshë”, theksoi ajo.

Mirëpo, ajo se çfarë i mbajti të fortë të mos heqin dorë nga ky profesion, pavarësisht rrezikut për jetë që kishin, Ahmeti-Ibrahimi thotë shprehet shkurt “Betimi i Hipokratit”.

“Po ishte rrezik, por megjithatë ‘Betimi i Hipokratit’ na mbajti të fortë, për atë edhe sot jemi ku jemi. Pa marr parasysh stuhive të ndryshme të kohës dhe kërcënimeve, ne jemi betuar për këtë profesion”, ka përfunduar Ahmeti-Ibrahimi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Kalo në kategori