LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita “Reporting House” – si falenderim për rolin e mediave të huaja për Kosovën

Ekspozita “Reporting House” – si falenderim për rolin e mediave të huaja për Kosovën

Të hënën më 10 qershor, në ora 18:00, do të lansohet ekspozita “REPORTING HOUSE”. Ekspozita hapet në ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” në Prishtinë, objekt ky i cili për herë të parë shndërrohet në hapësirë kulturore. E prodhuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery.

Ekspozita prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave, punë këto që vendosen krahas veprave të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës në dekadat që pasuan.

Drejtoresha e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN Kosova), Jeta Xharra, e cila e ka realizuar ekspozitën, tha se ajo ka për qëllim të tregojë ndikimin e mediave ndërkombëtare në ngritjen e vëmendjes për të ndikuar në bombardimet e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës.


Në një intervistë në KTV, Xharra tha se ekspozita e cila do të jetë e hapur deri në shtator do të përmbajë mbi 20 orë materiale nga media të huaja, si ato angleze, gjermane, japoneze e irlandeze.

“Ne kurrë nuk u kemi thënë faleminderit mediave të huaja të cilat me raportimet e tyre që me i tregu me i vetëdijësu vendet e tyre. Një ndër to është BBC-ja e cila mendoj se me raportimet e tyre të përnatshme kanë ndiku që Anglia, Tony Blair në atë kohë që është inicu bombardimi i NATO-së.

Mendoj që kjo ka qenë kyçe. Në këtë ekspozitë kemi siguru mbi 20 orë material të cilat janë xhiru në ‘98-99. Por, ne kemi gjetur se që nga ‘92, BBC ka pasur reportazhe nga Kosova dhe kjo është përfshi në ekspozitë” – ka thënë Xharra.

“Tre muaj do të jetë hapur në qendër të Prishtinës në një hapësirë, e cila kurrë më herët nuk është përdorur për kulturë është ndërtesa e Germisë, ish-shtëpisë së mallrave”- njoftoi Xharra.

Xharra tha se një punë kolosale është bërë nga punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore, të cilët nga një objekt jashtë funksioni janë duke e kthyer objektin e ish-shtëpisë së mallrave në Muze. Ajo po ashtu ka falendëruar të gjithë gazetarët, kameramanët, mediat dhe personat të cilët kanë dhënë materialet e tyre për ekspozitën.

Ndër të tjera Xharra përmendi se në ekspozitë do të prezantohen edhe fotografi të një fotografi nga Serbia që kishte qenë në Kosovë në kohën e bombardimeve të NATO-së.“Më e vështirë ka qenë marrja e materialeve nga një gazetar serb që ka qenë i vetmi nga ‘Reuters’ (Agjenci e lajmeve) në kohë të bombardimeve. Ky tha që unë edhe pse jam serb dua të jem pjesë e ekspozitës dhe me i prezentu fotografitë që i ka realizu. Fotografitë e tij të Dubravës që unë i kam pa që ai i ka realizu më kanë rrënqeth, janë fotografi të propagandës së Serbisë” – tha Xharra.

“Pjesë e ekspozitës do të jetë edhe intervista e një dëshmitari kyç në gjenocidin e Srebrenicës, është drejtor i memorialit të Srebrenicës dhe dëshmitar i këtij gjenocidi”- ka theksuar Xharra.

Kjo ekspozitë, sipas njoftimit, shpalos draftin e parë të kësaj historie të shkruar nga gazetarët dhe demonstron rolin qendror që e ka luajtur media krahas interpretimeve artistike të mëvonshme të kësaj historie.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në mes të shtatorit 2024. Ekspozita është realizuar nga Jeta Xharra dhe kuruar nga Gazmend Ejupi.

Ekspozita prezanton vepra të artistëve që vijnë prej vendeve të ndryshme dhe emra të njohur nga bota e artit si Anri Sala nga Shqipëria, Adrian Paci nga Shqipëria, Goncalo Mabunda nga Mozambiku, Lala Meredith Vula nga Anglia, Zhana Kadyrova nga Ukraina, Lana Cmaijcanin nga Bosna dhe Hercegovina, Olafur Eliasson nga Islanda-Danimarka, Laura Imami nga Anglia dhe Besa Llugiqi e deri te artistët e rinjë si Vullnet Jakupi dhe Vita Kasapolli nga Kosova.

Si pjesë e kësaj ekspozite prezantohen rreth 150 storie televizive të rrjeteve televizive botërore që janë transmetuar me xhirime për Kosovën ndërmjet viteve 1992 dhe 1999 nga BBC, Das Erste (TV publik gjerman), Nippon TV, NHK (TV publik japonez), RTE (TV publik irlandez), EO 2 Vandaag (TV publik holandez), Tele 5 (TV Spanjoll) dhe Frontline Television News.Pjesë e kësaj Shtëpie të Gazetarëve do të jetë edhe vetura e Vaughan Smith, kameramanit anglez nga Frontline Television News, veturë kjo të cilën ai e kishte përdorur gjatë luftës së fundit në Kosovë./Kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori