LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhet kryetari i ri i komanduar i Himarës, reagon Beleri: Grabitja e rradhës e PS

Zgjidhet kryetari i ri i komanduar i Himarës, reagon Beleri: Grabitja e rradhës e PS

Fredi Beleri ka reaguar në lidhje me emërimin e kryebashkiakut të ri të Himarës, Arqile Bollano i cili u zgjodh me me 12 vota pro në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, të zhvilluar këtë të premte.

Beleri e ka cilësuar si grabitjen e radhës të Partisë Socialiste emërimin e tij:

“Sot, Partia Socialiste  dhe Kryeministri Rama, nëpërmjet veglave qorre që i shërbejnë në mënyre të paskrupullt dhe nëpermjet  forces se pushtetit politik , konsumuan grabitjen e radhes se sovranitetit te popullit te Himares duke caktuar si “kryetar te emeruar” nje te pavotuar , nje njeri qe nuk perfaqeson askend , nje sherbetor te pushtetit dhe nje deshtak ne administrimin e Himares.


Vendosja ne krye të Bashkise e ndihmesit nr 1 te deshtakut Jorgo Goro , servilit Arqilea Bollano , tregon se Rama do pasurite e Himares , pronat e saj , ujin e saj , detin dhe vegel me te mire per te grabitur se ky lake i verber nuk mund te gjente !

Hajdutlleku i “kryetarit te pavotuar” i faktuar ne 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milione euro abuzime  me tendera, eshte unaza qe e mban per hunde te perzgjedhurin e Partise ne pushtet .

I premtoj popullit te Himares se  shume shpejt kjo bande qe ka uzurpuar Bashkine Himare dhe abuzon cdo dite me pushtetin e pamerituar , te vjedhur dhe te sajuar nepermjet makinacioneve politike te ulëta, do te dale para drejtesise me cdo kusht !

Falenderoj nga zemra cdo qendrestar , cdo keshilltar te ndershem , cdo qytetar te Himares qe po i kundervihet autokracise se instaluar ne vend dhe premtoj se do te angazhohem personalisht më fuqishem se kurre per te demaskuar dhe luftuar kete kaste dhe regjim autokratik”,-shprehet Fredi Beleri.

Kujtojmë se Beleri u zgjodh në zgjedhjet e 14 majit 2023 si kryebashkiak i Himarës, por ai nuk ka mundur të betohet, pasi që prej 12 majit të 2023, qëndron në burg me akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori