Gjykata e Lartë këtë të martë shqyrton rekursin e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës, e cila kërkon dënim me burg përjetë për Dritan Dajtin, i akuzuar për një sërë veprash penale.
Tre gjyqtarët të cilët do shqyrtonin rekursin e Dajtit ishin Ilir Panda, Sandër Simoni relator dhe Medi Bici.
Për këtë të fundit, Dritan Dajti kërkoi nga Gjykata e Lartë përjashtimin e tij nga trupa e gjykimit për shkak të papajtueshmërisë me funksionin e gjyqtarit në këtë procedim.
Po ashtu sipas tij, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme të njëanshmërisë se tij dhe sepse gjatë ushtrimit të funksioneve ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet dhe rrethanat, objekt të këtij procedimi.
“Përjashtimi i gjyqtarit Medi Bici, nga gjykimi i çeshtjes me nr. 52105-00378-00-2019, per shkak te papajtueshmerise me funksionin e gjyqtarit ne kete procedim. Perjashtimi i gjyqtarit Medi Bici, nga gjykimi i çeshtjes me nr. 52105-00378-00-2019, pasi ekzistojne shkaqe te rendesishme njeanshmerise se tij. Perjashtimi i gjyqtarit Medi Bici, nga gjykimi i çeshtjes me nr. 52105-00378-00-2019, pasi gjate ushtrimit te funksioneve ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet dhe rrethanat objekt te ketij procedimi”, thuhej në kërkesën e Dajtit.
Kërkesa e Dajtit u pranua nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarja Arbena Ahmeti arsyetoi se Medi Bici nuk rezulton të ketë kryer veprime procedurale më parë. Trupa gjykuese ndërkohë është në proces plotësimi.
Dritan Dajti u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.
Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.
Ndërkohë, vendimi i dhënë nga pesë gjyqtaret e Apelit, Fuat Vjerdha kryetar, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skender Damini është ankimuar nga Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda, e cila kërkon dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm.
Çështja shqyrtohet këtë të martë në orën 11.40 në dhomë këshillimi. /Telegarfi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë