LAJMI I FUNDIT:

Rusëve u mungojnë mjetet e rënda luftarake, ua mësyjnë pozicioneve të ukrainasve me motoçikleta – doli të jetë vendim i gabuar

Rusëve u mungojnë mjetet e rënda luftarake, ua mësyjnë pozicioneve të ukrainasve me motoçikleta – doli të jetë vendim i gabuar

Duke tentuar të mos e paraqesin si problematike humbjen e rreth 15 mijë autoblindave në luftën në Ukrainë, rusët kanë filluar të pajisin grupe të caktuara me mjete të ndryshme civile.

Fillimisht ishin veturat kineze për terrene malore që ngjanin me ato automjetet e lojës së golfit me të cilat shëtisnin lojtarët, ndërsa tani me motoçikleta që gjithashtu janë marrë nga Kina por edhe Bjellorusia.


Me fjalë tjera këto mjete motorike janë cak i lehtë për artilerinë ukrainase, dronët dhe raketat, transmeton Telegrafi.

Ukrainasit shkatërrojnë konvojin e kamionëve të ushtrisë së Putinit, i hedhin në erë me dronë – goditen brenda territorit rus
Lexo po ashtu Ukrainasit shkatërrojnë konvojin e kamionëve të ushtrisë së Putinit, i hedhin në erë me dronë – goditen brenda territorit rus

Kur njësitet ruse me motoçikleta “zbarkuan” këtë pranverë në fushëbetejë, u shkatërruan lehtë nga forcat ajrore të Brigadës së 79-të ukrainase.

Duke tentuar ti bëjnë më të qëndrueshme, rusët i modifikuan me disa pjesë të metalta që ngjanin me skenat e filmit të Hollywood-it Mad Max, por as kjo nuk u ndihmoi.

Problemi është se ata kanë vetëm 50 kuaj-fuqi, dhe nëse u shtohet ndonjë pjesë shtesë bëhen shumë të rënda dhe motori nuk mund t’i rezistojë gjatë lëvizjes.

E një mësim të tillë ushtrisë e mësuan një shekull më parë – pak pas Luftës së Parë Botërore – mësim ky që rusët e “rimësuan” edhe në luftën e Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa
Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Bosnja
Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Evropa
Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Evropa
Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Botë
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Evropa
Kalo në kategori