Pse Kalanchoe është lulja më e njohur? Lehtë mirëmbahet dhe ka një simbolikë të veçantë
Nëse dëshironi të dekoroni hapësirën tuaj të punës ose të sillni pak frymë romantike në shtëpinë tuaj, zgjidhni Kalanchoe, një lule shumë e njohur që nuk kërkon shumë kujdes
Lulet që janë ideale nëse dëshironi të dekoroni një hapësirë pune apo një apartament pa shumë përpjekje janë kalanchoya.
Kjo bimë me gjelbërim të përhershëm e ka origjinën nga Madagaskari dhe mund ta gjeni në ngjyra të ndryshme (nga e kuqja, nga portokallia në të verdhë).
Lulet zakonisht zgjasin nga 4 deri në 6 javë, dhe gjethet janë të harlisura gjatë gjithë vitit. Mund të arrijë një lartësi deri në 30 centimetra dhe për këtë arsye është ideale si dekor në një tryezë, tavolinë ose në një dhomë më të vogël.
Është një zgjedhje e mirë për dhuratë, sepse simbolizon dashurinë, po ashtu është e qëndrueshme, sepse çdo vit lulëzon me të njëjtin intensitet, transmeton Telegrafi.
Gjëja më e rëndësishme është që bima të marrë dritë të përshtatshme, por dielli i tepërt e pengon atë. Është mirë ta vendosni atë disa metra larg dritares. Është një opsion ideal për ata që mungojnë shpesh ose nuk kanë kohë të mjaftueshme për t’u marrë me bimët e brendshme, sepse nuk është kërkues.
Për të përfituar sa më shumë nga ajo, ujisni bimën çdo tetë deri në dhjetë ditë ose më rrallë me një sasi të vogël uji (pritni që toka të thahet përpara se të rilaget). Kur të lulëzojë, prisni butësisht majat e kërcellit me gërshërë dhe prisni rreth 6 javë. Do të shfaqen sytha të rinj.
Jepini Kalanchoe një temperaturë të përshtatshme në dhomë (mbi 10 gradë), ndërsa nëse dëshironi që ajo të dekorojë tarracën tuaj ose ta nxirrni vazon në oborr, sigurohuni që ta mbroni nga shirat dhe erërat e forta.
Të gjitha pjesët e Kalanchoe janë helmuese nëse gëlltiten, ndaj duhet të keni kujdes nëse keni kafshë shtëpiake në shtëpi.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto tri shenja të horoskopit janë më rebelet
Metodat e Lindjes nga femra e zakonshme në perëndeshë seksi!
Ndalojeni ngrirjen e tepër të frigoriferit me këto metoda
Këto janë femrat të cilat kanë seksin më të mirë dhe orgazmën të shpejtë
Cila është temperatura ideale për ta lëshuar klimën?
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë