E kalojnë gjysmën e jetës së tyre nën ujë dhe mund të mbajnë frymën për 13 minuta: Njihuni me “njerëzit-peshq” nga Indonezia
Ndonjëherë ata zbresin në një thellësi prej 70 metrash pa mjete ndihmëse për zhytje
Shumica e njerëzve mund të mbajnë frymën për rreth gjashtëdhjetë sekonda, disa për disa minuta.
Nga ana tjetër, anëtarët e fisit Bajau nga Indonezia i shtyjnë kufijtë, aq sa hyjnë në fushën e fantashkencës. Aftësitë e tyre janë magjepsëse, ndaj nuk është për t’u habitur që quhen “njerëz-peshq”.
Anëtarët e fisit Bajau kalojnë pothuajse të gjithë jetën e tyre në det – dhe nën ujë. Ata jetojnë në varka ose në kasolle të vendosura në shkëmbinj nënujorë të cekët dhe migrojnë nga një vend në tjetrin. Për këtë arsye quhen edhe “nomadë detarë”.
Ushqimi i tyre përbëhet nga fruta deti dhe kafshë që i kapin vetë, transmeton LadBible, përcjell Telegrafi.
Përveç Indonezisë, ato fise mund të gjenden në Filipine dhe Malajzi. Disa studime thonë se ata kanë jetuar në zonat e përmendura për më shumë se 1000 vjet.
Ata gjithashtu kanë aftësi joreale të zhytjes. Ndonjëherë zbresin në një thellësi prej 70 metrash pa pajisje zhytjeje(!), më saktë me pesha dhe syze druri të punuar me dorë.
Ne përmendëm se shumica e njerëzve mund të mbajnë frymën e tyre për rreth gjashtëdhjetë sekonda, por disa anëtarë të fisit Bajau pretendojnë se ata qëndruan nën ujë për 13 minuta!
Profesoresha Melissa Ilardo nga Universiteti i Kopenhagës kreu kërkime mbi një fis unik nga Indonezia dhe i paraqiti përfundimet e saj në BBC.
“Ata zhyten disa herë në ditë, deri në tetë orë. Rreth 60 për qind e kohës së tyre është nën ujë”, shpjegoi ajo.
Ndërsa përpiqej të depërtonte në sekretin e aftësive të tyre, Ilardo arriti në njohuri të jashtëzakonshme.
“Ne e dimë se fokat dhe gjitarët e tjerë detarë që zhyten kanë një shpretkë të zmadhuar, në disproporcion me madhësinë e trupit të tyre. Unë mendoj se zgjidhja e enigmës qëndron në këtë organ”, tha ajo.
Çfarë është ajo? Shpretka nuk është organi më i rëndësishëm në trupin e njeriut – teknikisht mund të jetoni pa të, por derisa e keni atë, ajo mbështet sistemin imunitar dhe riciklon qelizat e kuqe të gjakut.
Profesorja Ilardo e bëri përfundimin e saj pasi vizitoi fisin Bajau, raporton National Geographic.
“Doja të njihesha së pari me komunitetin, jo thjesht të paraqitesha me pajisje shkencore dhe të largohesha. Më vonë solla një makinë portative me ultratinguj dhe kuti për mbledhjen e pështymës. Ne shkuam në shtëpi të ndryshme dhe i fotografuam shpretkat e tyre”, zbuloi ajo.
Kështu, ajo përcaktoi se madhësia e shpretkës së mikpritësve të saj ishte 50 për qind më e madhe se ajo e bashkatdhetarëve të tyre nga kontinenti, Saluanëve!
Përmes hulumtimit, ata gjetën gjithashtu gjenin PDE10A, i cili mendohet se kontrollon një hormon të caktuar të tiroides. Anëtarët e fisit Saluan nuk kishin një gjen të tillë.
Prandaj, “nomadët e detit” kanë një shpretkë të zmadhuar që ruan qelizat e kuqe të oksiduara të gjakut, gjë që ka shumë të ngjarë t’i lejojë ata të mbajnë frymën e tyre më gjatë.
Shpretka është e përfshirë në të ashtuquajturën përgjigje të njeriut ndaj zhytjes. Kur trupi zhytet në ujë të ftohtë, rrahjet e zemrës ngadalësohen, enët e gjakut në ekstremitete tkurren dhe shpretka zvogëlohet.
Kjo tkurrje injekton qeliza shtesë të pasura me oksigjen në gjak, duke i lejuar trupit të mbijetojë më gjatë nën ujë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto tri shenja të horoskopit janë më rebelet
Metodat e Lindjes nga femra e zakonshme në perëndeshë seksi!
Ndalojeni ngrirjen e tepër të frigoriferit me këto metoda
Këto janë femrat të cilat kanë seksin më të mirë dhe orgazmën të shpejtë
Cila është temperatura ideale për ta lëshuar klimën?
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë