57 ish deputetë në RMV mund të kërkojnë të vazhdojnë të marrin rrogë deri në një vit
57 deputetë të përbërjes së kaluar parlamentare të cilët nuk do të jenë deputetë edhe në këtë mandat dhe të cilët nuk do të kthehen në vendin e mëhershëm të punës, do të kenë të drejtë të kërkojnë kompensim mujor nga Kuvendi deri më një vit, pas përfundimit të mandatit. Ish deputetët këtë mund ta bëjnë me kërkesë deri te
Kuvendi në afat prej një muaji pas skadimit të mandatit, e që ishte data 28 maj.
Shërbimet e Kuvendit sqarojnë se ka akoma shumë ditë deri në përfundim të afatit për të bërë kërkesën, prandaj nuk mund të na japin një numër të sakt, sa kërkesa janë bërë deri më tani.
Ligji për rrogat dhe për kompensimet e tjera të deputetëve si dhe të funksionarëve të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar, parashikon që:
“Deputeti i cili në kohën e ushtrimit të funksionit të deputetit ka marrë rrogë ose kompensim mujor në Kuvend, funksionar ose nëpunës në pozitë drejtuese të cilin e emëron Kuvendi, gjegjësisht e emëron trupi që e autorizon presidenti ose qeveria, mundet të marrë rrogë pas përfundimit të funksionit për periudhë deri më një vit, edhe atë:
– tre muaj, në rast se funksionin e ka kryer deri më gjashtë muaj,
– gjashtë muaj, nëse funksionin e ka kryer nga gjashtë muaj dhe një ditë, deri më 12 muaj,
– nëntë muaj, nëse funksionin e ka kryer nga 12 muaj dhe një ditë, deri më 24 muaj, dhe
– 12 muaj, nëse funksionin e ka kryer 24 muaj dhe një ditë e më shumë”, thuhet në Ligji për rrogat e funksionarëve.
Në 2023, me iniciativë individuale të një avokati nga Struga, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenin 22 të ligjit me të cilën gjë tani pamundësohet që të drejtë për apanazh të kenë deputetët, ministrat dhe funksionarët e tjerë të cilët shkarkohen ose japin dorëheqje.
Avokati në fjalë kishte kërkuar heqjen e tërësishme të të drejtës së kompensimit pas përfundimit të mandatit të funksionarëve, duke kërkuar që funksionarët të mos privilegjohen dhe të trajtohen si qytetarët e tjerë.
Funksionarët, pas përfundimit të mandatit, kanë të drejtë të zgjedhin të kthehen në vendin e punës që e kanë pasur para të marrin funksionin publik. Por, disa prej tyre zgjedhin të shfrytëzojnë apanazhin dhe të mos i kthehen punës për një vit, deri sa vazhdojnë të marrin rrogë nga institucioni ku kanë ushtruar funksionin.
Pas ndryshimit të qeverisë, të drejtë apanazhi do të kenë edhe ministrat dhe drejtues të institucioneve të tjera që janë zgjedhur dhe emëruar nga qeveria ose Kuvendi./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
ASH e Selës kërkon që Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin
Osmani për masakrën e Reçakut: Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri