LAJMI I FUNDIT:

“Policët e ardhshëm”, për 1 qershor fëmijët mësojnë të drejtat e tyre dhe sigurinë në trafik

“Policët e ardhshëm”, për 1 qershor fëmijët mësojnë të drejtat e tyre dhe sigurinë në trafik

Në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Policia e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Organizimet kryesore janë realizuar në sheshet e Prishtinës me ku me aktivitete të shumta është shënuar kjo ditë e rëndësishme për fëmijët, por organizime ka pasur edhe në qendrat tjera.

Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, qysh nga ora 11:00, njësi të ndryshme policore kanë takuar qindra fëmijë.


Fëmijëve u janë shpërndarë fletushka të përgatitura nga policia me porosi të rëndësishme për ta. Fletushkat kishin përmbajtje të ndryshme, duke filluar nga ‘Unë mbrohem me ligj’ që ofron sqarime rreth ‘Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve’ (fletushkë e shtypur në tri gjuhët), fletushka tjera për sigurinë në trafik.

Po ashtu u shpërndan edhe shumë rekuizita tjera me logo të policisë.

Më pas, nga ora 12:00, duke filluar nga ‘Sheshi Skënderbe’, e duke vazhduar për në ‘Sheshin Zahir Pajaziti’, policia ishte pjesë e paradës së bashku me fëmijët. Qindra fëmijë u fotografuan me zyrtarë policorë dhe afër pajisjeve policore. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Lajme
Ramiz Lladrovci akuzon kryetarët e komunave të Vetëvendosjes për tensionet në mbledhjen e AKK-së

Ramiz Lladrovci akuzon kryetarët e komunave të Vetëvendosjes për tensionet në mbledhjen e AKK-së

Lajme
PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme të premten për audio-incizimin e Mimoza Kusarit me Milan Radoiçiqin

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme të premten për audio-incizimin e Mimoza Kusarit me Milan Radoiçiqin

Lajme
“Shpifësi kronik, ke një javë për të kërkuar falje” - zëvendësministri Qorrolli i përgjigjet akuzave të Abelard Tahirit

“Shpifësi kronik, ke një javë për të kërkuar falje” - zëvendësministri Qorrolli i përgjigjet akuzave të Abelard Tahirit

Lajme
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Tensione në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Tensione në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori