LAJMI I FUNDIT:

1 qershori, prindërit kërkojnë mbështetje nga shteti për fëmijët me nevoja të veçanta

1 qershori, prindërit kërkojnë mbështetje nga shteti për fëmijët me nevoja të veçanta

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, organizata “Save the Children Kosova” po mban aktivitete të ndryshme në kryeqytet, duke përfshirë maskota, ngjyrosje të fytyrave, lojëra fizike, karaoke, mbjellje pemësh e të tjera, në të cilat po marrin pjesë qindra fëmijë bashkë me prindërit e tyre.

Drejtori ekzekutiv i “Save the Children Kosova”, Ahmet Kryeziu tha se qëllimi i këtij organizimi është që fëmijët së paku në ditën e tyre të festojnë dhe të jenë sa më të lumtur.

Kryeziu potencoi se si organizatë që punojnë për të drejtat e fëmijëve, organizuan këto aktivitete në mënyrë që fëmijët të kenë mundësi së bashku ta shijojnë këtë ditë, duke lozur e festuar së bashku.


“Sot është 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Ne si organizatë që punojmë për të drejtat e fëmijëve, në vazhdën e aktiviteteve është edhe ky organizim që sot bashkërisht me partnerët tonë po e organizojmë. Po më e rëndësishmja është që fëmijët të jenë pjesë e këtij aktiviteti dhe të ndihen të lumtur së paku këtë ditë…

Kjo do të jetë një festë e fëmijëve, ne e kemi quajtur këtë organizim si festë e fëmijëve, planet tona janë që të ketë një aktivitet gjithë ditor ku fëmijët do të kenë mundësi që bashkërisht përmes aktiviteteve të ndryshme edukative, përmes lojërave të ndryshme të shoqërohen dhe të festojnë ditën ndërkombëtare të tyre”, tha Kryeziu.

Pavarësisht se prindërit u shprehën të kënaqur për mbajtjen e këtyre aktiviteteve nga kjo organizatë, ata kërkuan nga institucionet për mbështetje më të madhe dhe respektim të drejtave të fëmijëve.

Nëna e një fëmije me aftësi të veçanta, Mimozë Rrahmani tha se kjo kategori e fëmijëve nuk i gëzon të drejtat e barabarta. Ajo u bëri thirrje institucioneve që të punojnë më shumë për këta fëmijë.

Derisa kërkon më shumë mbështetje nga institucionet, potencon se mungojnë ligjet dhe udhëzimet administrative që ndikojnë në gjithëpërfshirjen për shkolla e shërbime sociale.

“Është e rëndësishme, sepse fëmijët i kanë të drejtat e tyre. Kjo është një ditë që i shënon dhe na rikujton që fëmijët kanë të drejtat e tyre. Këto të drejta duhet të respektohen. Unë jam nënë e një fëmije me aftësi të kufizuara dhe padyshim kjo ditë është edhe me ngarkesa, sepse fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë nuk është që i gëzojnë të gjitha të drejtat si çdo fëmijë në gjithë botën. \

Ne në këtë ditë, dëshirojmë që institucioneve t’iu drejtohemi dhe të kërkojmë mbështetje më të madhe për këta fëmijë. Njëkohësisht të mbështeten edhe prindërit dhe ne si shoqëri të avancojmë përpara… Janë ligjet, udhëzimet administrative që duhet respektuar si për qasje, si në gjithëpërfshirje për shkolla, shërbime sociale, të cilat edhe po mungojnë kështu që duhet të merren hapa në këto fusha”, tha Rrahmani.

Se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për fëmijët me nevoja të veçanta e thotë edhe Blerina Zogaj.

Derisa tregon se ajo rritë një fëmijë me aftësi të veçanta, thotë se kjo kategori nuk po i gëzojnë shërbimet e duhura.

“Për ne është mjaft e rëndësishme, për fëmijët, këta kanë nevojë shumë për lodra, argëtime, që sa më shumë të largohen prej rrjeteve sociale dhe të kalojnë ditën jashtë në natyrë dhe në këto lodra kaq të mira… Organizmi ka qenë shumë i mirë, i falënderojmë përzemërsisht, fëmijët janë kënaqur shumë, ka pasur mjaft aktivitete të rëndësishme, relaksuese dhe argëtuese…Për momentin fëmijët tanë që janë me aftësi të kufizuara kanë mbetur pa shërbime dhe nuk mendoj që (shteti), po bën mjaftueshëm për këta fëmijë, për këtë kategori”, tha Zogaj.

Kujtojmë se dita e fëmijëve u vendos më datën 1 qershor, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori