LAJMI I FUNDIT:

Gjermania hap dyert për punëtorët e kualifikuar nga Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor

Gjermania hap dyert për punëtorët e kualifikuar nga Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor

Në Gjermani, nga sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për dhënien e vizave për punëtorët e kualifikuar nga Maqedonia dhe të tjerët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto rregulla u mundësojnë hyrjen në Gjermani për të kërkuar punë deri në një vit pa nevojën për kontratë pune paraprake.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme gjermane, këto masa janë pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të adresuar mungesën e punëtorëve të kualifikuar. Në kuadër të rregullores së zgjeruar, punëtorët nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova do të mund të qëndrojnë në Gjermani në mënyrë shumë më të lehtë, me një kuotë vjetore që është rritur në 50,000 persona, dyfishi i numrit të lejuar më parë.

Kushtet për këtë “kartë shansi” përfshijnë të paktën dy vjet trajnim profesional ose një diplomë universitare të njohur, si dhe njohjen e gjuhës gjermane ose angleze. Kjo risi synon të thjeshtojë burokracinë dhe të shkurtojë procedurat administrative, duke hapur rrugën për një integrim më të shpejtë dhe efikas të punëtorëve në tregun gjerman të punës. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori