Zoti Ofiqar!
Atë ditë që gjykatësi e shpalli veten jokompetent për punën e certifikatës së vdekjes së Mixhës Man, një zonjë gjykatëse, ndihmese e tij, i tha Grremçit:
– A mund të kishit sjellë një foto të varrit të Mixhës Man?
A e dini ju more zoti Ofiqar se njerëzit tanë, deri vonë varret i kanë shënuar vetën me dy hunj gardhi ngulur në dhe, dhe që janë kalbur për dy tre vjet?! Dikush nga familjarët e gjallë, disa vjet pas vdekjes, mbi varrin e të vdekurit kanë ngulë nga një guri te koka e të këmbët, pa asnjë shenjë. Ju që jeni zyrtarë dhe merreni me këto punë, nuk e keni parë se shumica dërmuese e varreve të të parëve tanë kanë filluar të meremetohen nga të gjallët, vetëm pas luftës së fundit në Kosovë
Kur ka lind Mixha Man i Dytë, ka qenë pushteti osman. Po të kthehemi mbrapa në histori, fundosemi së bashku..
Edhe moshatarë të Grremçit, tash 75-vjeçar, ka fare pak. Po të gjenim moshatarë të Mixhës Man, ata duhet të kishin së paku nga 130 vjet moshë.
Vetëm kur e mori pushtetin partizani, u hapën shkollat kudo.
Natyrisht, së pari u hapën shkollat fillore, sepse nuk bëhej dot tjetër, pasi në Zezë nuk i gjeje dy tre veta që dinë alfabetin. Pushteti nuk kërkonte certifikatë të lindjes nga askush, pasi askush nuk kishte ku ta merrte atë dokument, sepse nuk ishin të regjistruar. Krejt nxënësit regjistroheshin në shkollë pa certifikatë të lindjes.
Po, zoti ofiqar, ndoshta as nuk të ka shkuar mendja se në certifikatë shkruan diçka e veçantë në krye të dokumentit. Emri i shtetit shkruan aty!
Edhe kur mbaronin nxënësit shkollën fillore, pak prej tyre vazhdonin shkollën e mesme. Disa nuk dëshironin, disa kishin dëshirë, por nuk kishte kush i mëson në shkollën e mesme. Zoti ofiqar, kjo punë ka histori të tmerrshme. Është zor që të konstruktojmë këtë histori në të cilën mund të fundosemi së bashku.
Sipas marrëveshjes me ofiqarin, Grremçi kishte pushuar tre muaj duke pritur një përgjigje nga zyrtari. Atë ditë kur para tre muajsh u kthye pa rregulluar dokumentin për të cilin kishte shpenzuar njëqind euro (aq merr pension) ofiqari i kishte thënë se dokumentin do t’ia rregullojnë dhe do të thërrasim me telefon dhe nuk ka nevojë të udhëtonte e të shpenzojë kot.
Kishte pritur tre muaj Grremçi, por nga ofiqari nuk kishte ardhur ndonjë haber.
Grremçi kishte vendosur të shkonte edhe një herë në Zezë. Deri diku udhëtoi me autobus, por pasi Zeza ishte larg rrugës kryesore, pagoi mirë edhe një taksi, për të arritur së paku dy orë para së të kryhet orari i punës.
Ofiqari u befasua goxha kur pa ish-profesorin plak para derës së zyrës. Madje, Ofiqari as që i kishte ra në rrasë për dokumentin që ishte dashur t’ia rregullonte dhe që i kishte premtuar se do ta thërriste me telefon. Grremçi plak i tregoi edhe një herë pse ka ardhur.
– Kam ardhur për certifikatën e vdekjes së Mixhës Man!
– Po si e ka emrin, e pyeti ofiqari?! Emrin e babës, emrin e nënës?
I tregoi me rend Grremçi.
– E more dai, tha Ofiqari! Ky mixha yt i lindur në vitin 1891, qenka regjistrua në librin e amzës fiks në vitin 1970, tetëdhjetë vjet pas lindjes. Ofiqari vazhdoi të shikonte edhe pak shënime në regjistër dhe pyeti Grremçin:
– A ka qenë i martuar Mixha Man?
– Po, ka qenë i martuar!
– A ka pasur kurorë me të shoqen?
– Eu, bëri Grremçi, krejt i habitur!
Sa më shumë që po pyeste ofiqari, problemi po thellohej.
Mixha Man ishte martua kur ishte akoma këtu Perandoria Osmane! Po Mixha kishte qenë i pa fat. Pasi e shoqja i kishte lindur dy fëmijë me radhë, kishte vdekur nga TBC-ja. Këtë Mixhën Man, kur kishte lindur, jo që nuk e kishin regjistruar fare, por i ati i tij ia kishte prerë gishtin e madh të dorës, për t’iu shmangur rekrutimit ushtarak osman. Kishte menduar i ati ta rriste e martonte djalin pa qenë kurrë i regjistruar diku në ndonjë defter ku e rrokë puna e hyqymetit.
Nusja e Manit kishte lindur dy vajza e dy djem me radhë. Vajza e parë dhe djali që lindi pas saj kishin vdekur njeri pas tjetrit. Sapo i kishte lindur vajza tjetër, Mixha Man ia kishte lënë emrin e vajzës që kishte vdekur më parë dhe nuk e kishte regjistruar. Edhe djalit tjetër që i lindi pas djalit të parë, ia la emrin e po atij djalit që kishte vdekur. Është zor ta merrni me mend pse bënin kështu aso kohe?!
Imami i asaj kohe kishte evidentuar vajzën e madhe dhe djalin e madh në defter, dhe pasi kishin vdekur ata, fëmijët që kishin lindur Grremçit më vonë, i kishin pagëzuar me emra të njëjtë pa i regjistruar që kanë lindur, ashtu siç nuk i kishin regjistruar kurrë ata dy fëmijët e tij që kishin vdekur më parë.
– Hajt bjeri në fije zotëri ofiqar?
Ishin vitet e fundit të Perandorisë osmane!
Mixha Man pa gishtin e madh të dorës nuk i shërbeu ushtar Mbretit. Edhe pushtetit të ri iu kishte shmangur vazhdimisht. Në fakt Mixha Man kishte jetuar shumë vite kaçak.
Derisa sundoi Mbretëria SKS, më shumë se gjysma e popullatës shqiptare nuk figuronin të regjistruar në asnjë defter.
Pas luftës së Dytë Botërore, partizani, me dekret shtetëror, hapi ofiqari dhe aty duhej të evidencohej krejt popullata. Ata që ishin në defterët e imamit u bartën menjëherë në librin e amzës, por edhe për ta dolën aq shumë probleme, saqë pushteti u detyrua të sjellë me detyrim çdo njeri tek ofiqari për regjistrim dhe çdo herë me nga dy dëshmitarë. Ky dekret mbeti në fuqi gjatë gjithë pushtetit komunist, pasi jo pak njerëz hezitonin të regjistroheshin me qellim që t’iu shmangen detyrimeve ndaj shtetit.
Zoti ofiqar!
Që nga viti 1944, kur qenë caktuar ofiqarët e parë, këtë detyrë e kanë kryer ata njerëz që rastësisht kishin kryer ndonjë vit të shkollës fillore të ish MSKS. Ata njihnin vetëm alfabetin cirilik. Dhe, në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, shqiptarë që dinin të shkruajnë shqip kishte aq pak sa ishte zor të plotësohej numri i zyrtarëve të nevojshëm. Edhe ata shqiptarë që rastësisht ishin caktuar ofiqar, ishin të detyruar të shkruajnë serbisht me alfabet cirilik.
Regjistrimi i njerëzve të gjallë ka zgjatur më shumë se dy dekada dhe është quajtur i përfunduar, megjithëse kishin mbetur akoma njerëz që me qellim i shmangeshin regjistrimit.
– Zoti ofiqar!
Mixha Man ishte shënuar në regjistër vetëm pasi e kishte martuar të bijën. Ajo duhej të bënte kurorë me burrin, por nuk ishte askund e regjistruar deri në vitin 1970.
Zoti ofiqar, ndoshta nuk të duket interesant, por kjo punë ka histori të tmerrshme. Vajza e Mixhës Man, pasi u martua, lindi djalë, akoma pa bërë kurorë. Lindi edhe djalin e dytë pa kurorë. Përsëritja e historisë së Mixhës Man, po shihej shumë qartë. Vetëm atëherë kur djali i vajzës së Mixhës Man kishte mbushur shtatë vjet dhe duhej të shkonte në shkollë, i ati i tij ishte interesuar të bënte kurorë me të shoqen. Kështu nipi i axhës Man ishte bërë shkak që emri i tij ë figuronte në librin e amzës, vetëm në vitin 1970. Derisa kishin bërë kurorë e bija e tij me burrin e saj, edhe emri e mbiemri i Mixhës Man ishte përfshi në defter me dy tri fjalë.
Mund ta merrni me mend po që se zyrtari i kohës të kërkonte fletë-kurorëzimin nga Mixha Man apo certifikatën e lindjes?
A po sheh more Zoti Ofiqar se vetëm nipi shtatëvjeçar u bë shkak për regjistrimin e Mixhës Man, i cili do të mund edhe të vdiste pa qenë i regjistruar kurrë në librin e amzës që e njihni sot.
Zoti ofiqar!
Të duket e pabesueshme, por në librin e regjistrimit të njerëzve të gjallë shkruan se Mixha Man është regjistruar në këtë libër në vitin 1970, 80 vjet pas lindjes. Ndoshta nuk më besoni, por këtë mund ta verifikoni në regjistrin e Ofiqarisë në Zezë. Dhe, kur ka hy në evidencë të shkruar Mixha Man, nuk ka pas grua fare, pasi ajo i kishte vdekur 25 vjet më parë, vonë, pasi mixha kishte martuar të bijën. A po më kupton zoti Ofiqar?
Mixha Man nuk u regjistrua sepse iu ka shmangur ushtrisë së Mbretit e të Krajlit. Moti ka ndodhë kjo punë! Historia nuk gjykohet o zoti Ofiqar. Të gjallët kanë nevojë për ndonjë dokument. Të vdekurit nuk kanë nevojë për asnjë dokument. Krejt këto dokumentet që kërkoni ju e që i shkruani sot, ju duhen të gjallëve, për të dëshmuar diçka.
Zoti ofiqar!
Mua më duhet dokument që ka vdekur Mixha Man. Ky dokument nuk i duhet Mixhës Man fare.
Ju që jetoni sot mos u merrni me të kaluarën, sepse ajo ju fundosë. Ecni përpara e mos ua nxini jetën të gjallëve për të dokumentuar a ka vdekur Mixha Man, a ka pasur kurorë me grua apo jo?
Madje, edhe po të ketë qenë Mixha Man ndonjë pasha i Sulltanit zor së mund të ja gjeni varrin apo ndonjë dokument, pasi ka pasur shumë pashallarë me emrin Man për 500 vjet me radhë.
Zoti ofiqar!
A po më kupton? Unë e ti nuk po gjejmë dëshmitarë moshatar të Mixhës Man sepse po të gjenim ata duhej të kishin hiq ma pak se nga 130 vjet. Zoti ofiqar, siç po e shihni, ky Grremçi profesor i gjuhës shqipe ka lexuar shumë për të mësuar diçka!
A po sheh more zotëri ofiqar se ky zoti profesor i yt, bashkë me ty, në këtë zyre po kërkojmë diçka që nuk mund ta gjejmë.
Edhe po të gjenim një dokument për Mixhën Man në arkivat e Perandorisë në Ankara, nuk mund e lexojmë dot, sepse ato janë të shkruar në gjuhën e vjetër osmane. Madje, asnjë toponim që njohim sot, aty nuk ekziston. Krejt toponimet në hartat e Perandorisë Osmane janë në gjuhën osmane dhe nuk përputhën askund më ato që njohim sot në terrenin real. Në ato harta që i pati në dorë Grremçi dhe në të cilat po kërkonte fshatin dhe emrin e Mixhës Man nuk gjeti bash asnjë shkronjë.
Kjo është ajo pjesa më e dhembshme e historisë sonë, zoti Ofiqar.
Asnjë dëshmitar nuk mund të jetojë sa Mixha Man i cili ka hy në evidencë që ka ekzistuar vetëm në moshën 80-vjeçare, dhe ka hy aty, pikërisht në vitin kur ka vdekur, kur e kanë kërkuar certifikatën e lindjes së tij, dhëndëri me të shoqen, vajzën e Manit, e cila ka vdekur moti edhe ajo.
Mixha Man, për së gjalli, faktikisht nuk ka ekzistuar në evidencën e asnjë pushtuesi.
Besoj se më kuptove, zoti Ofiqar?!
Nuk besoj!
Historia është e tmerrshme, zoti Ofiqar1
Historia nuk gjykohet, zoti ofiqar!
Historia është e vdekur, por nuk i lë rehat të gjallët, zoti ofiqar!
Zoti ofiqar! Ai Fetahu që erdhi nga Parisi për të marrë një certifikatë te ju, i kishte të gjitha dokumentet e nevojshme personalet të Francës. Dhe merre me mend, familja e tij ishte shpërngulur nga dhuna serbe në Turqi, në vitin 1912. Sipas amanetit të gjyshes së tij plakë, ai ishte kthye në Kosovë, në kohën e pushtimit serb, por nuk i kishin dhënë asnjëherë leje qëndrimi, megjithëse ai me familjen kishin jetuar gjatë gjithë pushtimit serb. Partizani e kishte regjistruar dhe ia kishte lëshuar vetëm lejen e qëndrimit të përkohshëm. Fetahu, në prag të përfundimit të luftës së Dytë Botërore kishte ikur nga Kosova ilegalisht dhe ishte vendosur në Francë. Pasi u çlirua Kosova, ai donte të vdiste në Kosovë, por nuk arriti të regjistrohet. Pasi nuk po rregullonte dot letrat, u kthye në Paris ku e zuri vdekja.
Edhe Mixha Man ka vdekur shumë kohë para Fetahut. Ai nuk iku. I gjalli ik o zoti Ofiqar! Ik sepse nuk jeton dot ilegal në atdheun e tij sikur mixha Man, i cili siç po thoni ju, është gjallë akoma edhe pse sipas evidencës tuaj, tash i ka mbushur 135 vjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A