LAJMI I FUNDIT:

Media franceze: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar nga pushuesit në vitin 2024

Media franceze: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar nga pushuesit në vitin 2024

Një tjetër e përditshme europiane i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë si destinacion që mahnit çdo turist. E përditshmja franceze “Grazia” përmend se në Shqipëri përveç natyrës fantastike për pushime, ka mundësi të shumta  për të vizituar edhe rrënojat arkeologjike të vendit.

Artikulli i plotë:


Shqipëria, është një destinacion i ri që ka mahnitur çdo turist të huaj, por që mbetet ende shumë pak e njohur për publikun e gjerë. Zbuloni këtë vend të mbushur me xhevahire natyrore dhe arkitekturore, shkruan e përditshmja  franceze “Grazia”.

Në Shqipëri, ka diçka për të gjithë, madje edhe për aventurierët që dëshirojnë të zbulojnë horizonte të reja, më pak të njohura, por po aq luksoze. Shqipëria është një nga destinacionet që mbetet ende e paprekur nga turizmi masiv. Vendi evropian tërheq me hijeshinë e tij nga një e kaluar historike ende e dukshme në arkitekturë. Ky vend i bukur ofron plazhe mahnitëse me rërë dhe ujëra blu shkruan Grazia.

Në këtë shkrim përmendet qyteti i Gjirokastra si një nga qytetet më të lira në Evropë, i konsideruar edhe si qyteti më i bukur në Shqipëri. Arkitektura e saj dallohet për bukurinë e shtëpive tipike ballkanike pjese e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.  Ky qytet me ndërtesa historike ofron gjithashtu vizita në shumë ndërtesa të vjetra fetare si një xhami e vjetër që daton nga koha e Perandorisë Osmane, disa kisha të vjetra si dhe një Kishë Bazilike e madhe që ndodhet jo shumë larg qytetit dhe një kështjellë që daton nga shekulli i XIII. Në Gjirokastër, gastronomia është veçanërisht e bollshme.

Tirana është një qytet mbresëlënës shqiptar. Për ta zbuluar më mirë, rekomandohet të bëni një shëtitje në Malin e Gamtit në verilindje të Tiranës, ku mund të admironi pamjet panoramike të liqenit të Bovillës. Ndërkohë që për Sarandën, e përditshmja franceze shkruan se është një qytet të mrekullueshëm bregdetar, ku mund të shijohet mbi të gjitha diellin dhe detin, por mund të zbuloni edhe historinë e lashtë të qytetit bregdetar. Në të vërtetë, Saranda është e mbushur me elemente historike, duke përfshirë rrënojat e lashta, muzetë dhe madje edhe një kështjellë që daton nga shekulli i XVI.

Në trend Lajme

Më shumë
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Lajme
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori