LAJMI I FUNDIT:

Liqeni Treska dikur atraksion turistik, sot i mbytur nga plehrat

Liqeni Treska dikur atraksion turistik, sot i mbytur nga plehrat

Liqeni i Treskës dikur ka grumbulluar shumë njerëz, sot është lënë në harresë, ndërsa dy-tre vizitorët që sot ishin aty, kujtojnë kohën kur në një ditë janë shitur me dhjetëra mijëra bileta për të hyrë në këtë kompleks turistik. Ky liqe sipas të dhënave zyrtare e kishte kapacitetin për 10 mijë notues.

“Kur u lëshua kjo janë shitë 30 – 50 mijë bileta e sidomos në fundjavë… Komuna e Sarajit është e vetmja komunë që ka pasuri natyrore më të mirë nga gjitha komunat e Maqedonisë, parku i Sarajit, liqeni, Kanioni i Matkës, Rrahçën, nuk ka komunë si kjo dhe këtë ma ka thënë një ambasador i huaj por ja çfarë u bë”, u shpreh një qytetar.

“Kjo më herët ka qenë toka e jonë dhe e mori shteti e ja si u bë, më herët ishte shumë mirë, vinin turistë, pushonin njerëz dhe tani është kjo që është”, tha një tjetër qytetar.


“Shumë mirë ishte më herët dhe për të ardhur keq është se si është tani”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Ka qenë pastër dhe tani e shoh që e paskan lenë pas dore shumë, atë që kanë rrënuar nga kampet, mbeturinat i kanë lenë dhe s’di sa kohë është ashtu por kjo është katastrofë”, nënvizoi një qytetar.

Liqeni i Treskës u ndërtua me vetë kontributin e banorëve të Shkupit në vitin 1978. Deri në vitin 1990 ky vend ishte atraksion për banorët e Shkupit. Në vitin 1998, për shkak të ndotjes së ujit, në liqen u ndalua larja dhe që prej asaj kohe filloi degradimi i tij. Në vitin 2013 liqeni i Treskës iu dorëzua komunës së Sarajit dhe deri tani të gjithë kryetarët e kësaj komune premtuan se këtë kompleks do ta vendosin përsëri në funksion, se do të ketë investime të mëdha, hotele, restorante, se këtij liqeni do ti ktheheni shkëlqimi i dikurshëm, por kjo nuk ndodhi kurrë. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori