Me konstituimin e Komisionit për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore Botërore në Rajonin e Ohrit dhe miratimin e rregullores së punës, pritet që sa më shpejt të fillojë veprimet për çështje dhe tema që janë në kompetencë të këtij organi. Dy më kryesoret janë monitorimin i Planit të Menaxhimit dhe të Planit Strategjik për Rehabilitimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të kryesojë në tre vitet e ardhshme Komisionin për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore Botërore në Rajonin e Ohrit. Të mërkurën në ambientet e MMPH është mbajtur mbledhja e parë konstituive të Komisionit të ri, i cili është themeluar me vendim të Qeverisë në prill të këtij viti. Me konstituimin e Komisionit për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore Botërore në Rajonin e Ohrit dhe miratimin e rregullores së punës, pritet që sa më shpejt të fillojë veprimet për çështje dhe tema që janë në kompetencë të këtij organi. Dy më kryesoret janë monitorimin i Planit të Menaxhimit dhe të Planit Strategjik për Rehabilitimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore. Komisioni është konceptuar në një përbërje më të vogël dhe kompakte, me qëllim të menaxhimit funksional dhe të integruar të Rajonit të Ohrit, por edhe parandalimin e aktiviteteve që mund të kenë ndikim negativ në vlerën e tij të jashtëzakonshme universal. Nga Komisioni i mëparshëm disa nga aktet më të rëndësishme që janë miratuar dhe proceset e iniciuara prej tyre në shtatë vitet e fundit, janë Plani për Menaxhimin (2020), Plani Strategjik për rehabilitimin (2023 – 2030), Propozim për ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen e qytetit të vjetër të qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore e një rëndësie të veçantë, e cila përcakton se deri në miratimin e planeve të reja detale urbanistike të përafruar me regjimin e mbrojtjes të përcaktuar në ligj, në qendrën e vjetër të qytetit të Ohrit, nuk mund të ndërtohen objekte, shtesa dhe përmirësime të reja.
“MMPH ka luajtur një rol të rëndësishëm si mbrojtëse e vlerës së jashtëzakonshme universale të rajonit të Ohrit dhe ruajtjes së integritetit të liqenit më të vjetër dhe biologjikisht më të larmishëm në Evropë. Ministria në vazhdimësi realizon aktivitete konkrete në fushën e mbrojtjes së natyrës, e cila është e rëndësishme edhe si mbrojtja e trashëgimisë kulturore”, u shpreh ministrja Kaja Shukova.
Ndërsa ministrja e Kulturës dhe kryetarja e Komisionit Kombëtar të UNESCO-s, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, shprehu besimin se anëtarët e sapoemëruar me pjesëmarrjen dhe vullnetin e tyre do të sigurojnë vazhdimësi në punën e Komisionit dhe do të japin një kontribut të ri për ngritjen e standardeve profesionale në mbrojtjen e trashëgimisë botërore të Rajonit të Ohrit dhe vlerën e saj të jashtëzakonshme universale. Në muajin shkurt u prezantua projektligji për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit, i hartuar në përputhje me udhëzimet e dhëna në Raportin e Misionit Monitorues Reaktiv të Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO. Rekomandimet kryesisht kishin të bënin me rregullimin e Komisionit për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit.
Ligjin për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore në Rajonin e Ohrit është në fuqi që në vitin 2010, ndërsa Komisioni është themeluar tetë vjet më vonë. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025