LAJMI I FUNDIT:

Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë

Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë

Futja në shpejtësinë e gabuar të ndërruesit mund t’i ndodhë kujtdo, por ndonjëherë mund të jetë ‘fatale’ për veturën.

Sidomos nëse e futni ndërruesin në shpejtësi më të vogël në të futej në një më të madhe, dhe dëmi është më i madh nëse e bëni me rrotullime të larta.

Pikërisht një gjë e tillë i ka ndodhur pronarit të një veture sportive në SHBA, Toyota Corolla GR, transmeton Telegrafi.


Pronari i një Corolle GR të re përjetoi ‘makthin’ para se të përshkonte me veturë 800 kilometra.

Por ajo çfarë e shokoi më së shumti ishte fatura për riparim të veturës, që ishte aq e lartë sa që me atë shumë të hollave ka mundur të blejë një veturë tjetër të tillë të re.

Ai pranoi se e kishte futur ndërruesin e shpejtësi në një shpejtësi më të vogël (gabimisht) dhe se nuk ishte i sigurt se çfarë do të ndodhte, por fatura prej 42.180 dollarë sigurisht se nuk ishte ajo çfarë priste.

Tregoi sesi një natë po ngiste veturën derisa po kthehej nga puna dhe e futi ndërruesin në shpejtësinë e tretë – duke menduar se ishte e pesta.

Bazuar në dokumentacionin që ai i dha Carscoops, departamenti i shërbimit beson se rrotullimet e motorit u rritën në 8,900 rpm, dhe Corolla GR ka një maksimum të lejuar prej 6,500.

Nga të dhënat nga shërbimi rezulton se valvulat në cilindra ishin të përthyer, në vajin e motorit u gjetën rruaza metalike dhe se një piston bëri prerje në murin e cilindrit.

Toyota USA dërgoi një teknik në terren për të kontrolluar veturën dhe dëmtimet. Në fund kompania nuk pranoi të mbulonte dëmin e automjetit me garanci, gjë që është e kuptueshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Interneti

Interneti "pushtohet" nga teoritë konspirative - një seri librash e shekullit të 19-të thuhet të ketë parashikuar zgjedhjen e Trumpit

Interesante
Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë

Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë

Fun
Incidenti viral në rrjete sociale - elefanti sulmon automjetin pasi u provokua nga një burrë

Incidenti viral në rrjete sociale - elefanti sulmon automjetin pasi u provokua nga një burrë

Interesante
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Kalo në kategori