LAJMI I FUNDIT:

Voska Sport pranë historisë, kërkon trofeun e parë të Kupës kundër Tikveshit 

Voska Sport pranë historisë, kërkon trofeun e parë të Kupës kundër Tikveshit 

Klubi shqiptar, Voska Sport do të luajë nesër finalen e parë dhe historike në Kupën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa për kundërshtarë do të ketë Tikveshin nga Kavadari.

Skuadra nga Ohri që këtë vit luajti sezonin debutues në Superligën e Maqedonisë, kërkon që të bëjë të vetin trofeun e Kupës për herë të parë në histori.

Para finales së madhe që do të luhet nesër, nga tabori i ekipit shqiptar kanë folur trajneri Srgjan Zaharievski dhe kapiteni Kostadin Zahov.


“Ndryshe nga Tikveshi, ne jemi një klub i ri që ekziston prej disa vitesh, ky është viti i parë i Voskës në Ligën e Parë dhe arritëm menjëherë në një finale historike, që është një sukses i madh. E përfunduam kampionatin në vendin e dëshiruar, kështu që tani do të luajmë kundër Tikveshit në Kupën e Maqedonisë. Ata kane pasur paraqitje shumë të mira në sezonin pranveror dhe dua t’i përgëzoj për vendin e katërt në tabelë që është një arritje e madhe për Tikveshin. Ata po luajnë mirë, por ne ende jemi në formë të mirë, kemi qenë të pamposhtur për një kohë të gjatë dhe kemi ardhur në Shkup për të garuar dhe fituar Kupën e Maqedonisë. Një herë kam marrë pjesë në finale si trajner i Metalurgut dhe kemi humbur me Rabotniçkin. Shpresoj që tani me Voska Sport të jemi më të suksesshëm dhe të arrijmë synimet tona”, ka thënë në konferencën për shtyp trajneri i Voska Sport, Srgjan Zaharievski.

Ndërkohë Kostadin Zahov që më herët e ka fituar këtë trofe edhe me Shkëndijën e Tetovës, është shprehur se është një emocion tjetër, duke shpresuar që ta fitoj Kupën edhe me Voskën.

“Pres një ndeshje të mirë. Tikveshi është një ekip cilësor, luan futboll sulmues dhe e meriton të jetë këtu. Edhe ne kemi pritshmëritë tona nga ndeshja për trofe. Është shumë ndryshe nga eksperiencat e mia të mëparshme në gara të tilla. Ndoshta edhe një sfidë shumë më e madhe. Shpresoj që të arrijmë kupën. Jemi afër kupës, por finalja duhet luajtur në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Zahov.

Nga ekipi i Tikveshit ka folur tekniku i skuadrës Gjorgji Mojsov, i cili ka vlerësuar ekipin e Voskës, por ka thënë se fituesi do të vendoset nga detajet.

“Kur jemi tashmë në finale, sigurisht që jemi këtu për ta fituar. Nuk do të jemi modestë, duam të fitojmë kupën. Besoj se lojtarët e mi do të jenë sa më të motivuar dhe do ta mbyllim këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Fituesi mund të vendoset nga një moment, gabim apo detaj i një futbollisti të caktuar”,  ka thënë Mojsov.

Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Tikveshit dhe Voska Sport do të luhet nesër në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 19:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Real Madridi shfrytëzon gabimin e Barcelonës – triumfon ndaj Leganesit në udhëtim

Real Madridi shfrytëzon gabimin e Barcelonës – triumfon ndaj Leganesit në udhëtim

La Liga
Kalo në kategori