Është publikuar dosja e plotë e megaoperacionit të ndërmarrë nga SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc.
Nga bisedat e transkriptuara nga Euronews Albania, zbulohet se ish-deputeti Arben Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova, për të vrarë Durim dhe Valter Bamin.
Martinaj i thotë se për pagesat do i përgjigjet ai.
Ndërsa Emiljano Shullazi nga qelia komunikon me Marklen Hakën, duke i kërkuar informacion për lokalizimin e Durim Bamit, duke i kërkuar që të bëjnë shumë kujdes me të.
Vrasja e vëllezërve Bami do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të ish deputetit të PS, Aleksandër Ndoka, e ndodhur më date 09.12.2017, por edhe për probleme të tjera që kishin personazhet e botës së krimit me njëri-tjetrin.
Rol në vrasjen e tyre do të kishte edhe Astrit Avdyli, i cili do të siguronte personat që do të kryenin vrasjen. Për këtë ai ka angazhuar shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli si ekzekutorë.
Gentian Bejtia, i cili ndërroi jetë në një atentat në 15 mars 2015, si dhe Naim Stafuka kanë pasur si detyrë lokalizimit e vëllezërve Bami.
Pjesë nga dosja hetimore:
Më datë 13.06.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Ervis Martinaj dhe i tregon në lidhje me grupin e vrasësve me pagesë nga Kosova që ka gjetur dhe se dëshiron t’i angazhojë tek Durim Bami, por nëse dëshiron Ervisi mund t’i përdorë edhe për punë (vrasje) të tjera. Ervis Martinaj i shkruan që të përgjigjem unë për pagesat e tyre. Arben Ndoka i shkruan,…, kam gjet një grup nga Kosova, që bëjnë punë, janë super. Janë jashtë por vijnë, unë mendova që t’i fusim te këta. Këto duan vetëm punë, marrin përsipër. Nëse ke merak të ul me to, nëse të duhen për tjetër kund. Gjithsesi po i fusim aty te D.
Ok. Duan një shumë të vogël paradhënje sa për shpia, qera dhe armë. Po u them për të dy, për Durim dhe Valter Bamin.
Ok. Ervis Martinaj i shkruan,…Unë të përgjigjem.
Më datë 30.06.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. A spo del kurva kund? Ato duhen djeg. Po ca ore mund ta kapim, me blind vjen? Vjen për ditë, marr vesh. Po ku mund ta kapim, ca vendi? Me Range lëviz, me kë tjetër rrin në makinë, ky rrin shofer apo pasagjer? Hou dhe vet në timon! Po aty te Artisti a ndalon?
Më datë 01.07.2020 Emiljano Shullazi komunikon me përdoruesin e pa identifikuar të cilit i shprehet që të bëj kujdes nga Duri (Durim Bami) dhe e pyet sa paguan për vrasjen e shtetasit Durim Bami. Ndër të tjera i shkruan …bëjë kujdes nga ai Duri. Sa jep për Durin? Shof mbarojmë këtë njëherë. Po Duri është koka se Duri ika organizu. 1 duan ato që e bëjnë, (dyshohet se flitet për 1 milion euro) mu edhe ty si të dojë ta bëjë. O rob nuk janë kollaj me u kap, se kështu nuk i ruan dot. Ishalla dal thuaj Bolit se pastaj do të hajnë ka*in të gjithë, por s’po më hapet kjo mut dere dhe për mu.
Më datë 01.07.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin dhe vrasjen e shtetasit Durim Bami. Për atë pisin që del, me i nejtë gati ta zëmë ditë të hëne, e kap brenda javës. Se i them njërit nga Vlora (dyshohet që i referohet shtetasit Satilno Basho). Po takoje atë shokun një herë që ta bëjmë një plan t’na thotë ku shkon dhe kur vjen në Tiranë. Po në Laprakë. Se sa ta shofin, se ta bëjnë (vrasin) rrugës kur vjen për andej. Po sa ta piketojnë se fola me këta çunat dhe ok janë. Veç me na thënë para është mirë thotë.
Më datë 01.07.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Dyshohet se shtetasi Durim Bami ka shkuar tek Gjiri i Lalëzit me makinën të blinduar ose Range Rover.
Më datë 01.07.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Emiljano Shullazi dhe ky i fundit i jep informacione në lidhje me automjetet që përdor shtetasi Durim Bami dhe lidhjet e tij.
Gjithashtu i tregon për vendet që frekuenton kur ai (Durim Bami) vjen në Tiranë dhe rrugën që përshkruan. Emiljano Shullazi i tregon shtetasit Arben Ndoka që ka një person që i jep informacion në lidhje me lëvizjet e shtetasit Durim Bami por nuk i tregon emrin e personit. Këto informacione shtetasi Emiljano Shullazi i ka siguruar nga shtetasi Marklen Haka por në lidhje me këtë fakt nuk e bën me dije shtetasin Arben Ndoka.
Emiljano Shullazi i shkruan. Dëgjo, kam njërin, që më thotë të lajmëroj për Dur (Durim Bami), kur të jetë në Tiranë. Vjen me Range Rover këta ai dhe rri vetë shofer. O me Kocin (Gentian Koci) 0 me një fetër pa lidhje. Tani do flas më shtruar me atë. Që të fillojmë nga e hëna me qen gati. Vetëm se lëviz ditën jo natën. Dhe kur vjen lëviz shumë nëpër Tiranë, po vetëm se s’kemi ditë fikse. Ose mund ta kapim ke oxhaku. Ke artisti. Sa ta fusësh në sy, pastaj e zgjedh vet ku, o në Laprak o në Kamez.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448943085_25940962715548431_5853267383434331203_n-380x233.jpg)
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë
![Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/keqekolle-380x233.jpg)
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës
![Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/sveclaaaa-380x233.jpg)
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë
![Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/96121719510838-380x233.jpg)
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë
![Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/82c8ac7b-7a14-4b18-bfe3-5cc91d6fcbb8-380x233.jpg)
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri
![“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_22-4-380x233.jpg)
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-230938-380x233.png)
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
![Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-ne-bruksel-380x233.jpg)
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
![Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-38-380x233.png)
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
![Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/i-don-t-get-why-jlo-feels-the-ne-380x233.png)
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
![Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-233751-380x233.png)
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
![Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kevin-de-bruyne-380x233.png)
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë