LAJMI I FUNDIT:

Masakroi me thikë bashkëshorten në Greqi, arrestohet Eduard Danaj

Masakroi me thikë bashkëshorten në Greqi, arrestohet Eduard Danaj

Burri i larguar i 40-vjeçares Enkelejda Danaj është arrestuar mesditën e së enjtes për vrasjen e saj në mes të rrugës në Menidi. Sipas informacioneve ai është arrestuar në zonën e Filit.

50-vjeçari Eduard Danaj është pikasur nga një patrullë e policisë greke jashtë një pallati në zonën e Fylit.

Sipas informacioneve, ai mesa duket kishte konsumuar alkool teksa dyshohet se kishte tentuar të fshihej në pallatin në ndërtim e sipër.


Ndërkohë, 40-vjeçarja që u vra brutalisht mëngjesin e së enjtes në zonën më qendrore të  Menidit, sipas Protothema e kishte denoncuar plot tre herë partnerin e saj të larguar për dhunë në familje.

Sipas informacioneve nga mediat greke, viktima e sulmit kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari, i cili është edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, po konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe po bëhej i dhunshëm, si pasojë e ka goditur dhe kërcënuar.

Hera e fundit që gruaja ka kaluar pragun e komisariatit për ta denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024.  Më pas  burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori. Komandanti i njësisë së dhunës në familje e telefonoi dy ditë pas incidentit dhe ajo i tha se ishte mirë.

40-vjeçares i është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente.

Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshiron.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori