LAJMI I FUNDIT:

2.020 shtetas të Maqedonisë së Veriut do të shkojnë sivjet në Haxh

2.020 shtetas të Maqedonisë së Veriut do të shkojnë sivjet në Haxh

Këtë vit në Haxh dhe për vizitë në vendet e shenjta myslimane, nga vendi do të shkojnë mbi dy mijë besimtarë, që është pothuajse numër identik me vitin e kaluar, deklaroi Irsel Jakupi, sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame.

“Shifra është plotësuar sipas kuotës që e ka caktuar Ministria për Haxh e Arabisë Saudite dhe këtë vit do të ketë 2.020 besimtarë nga vendi, të cilët do të udhëtojnë drejt vendit të shenjtë, edhe pse janë paraqitur më shumë. Besimtarët do të udhëtojnë nga 4 deri më 10 qershor me çarter fluturime me aeroplan. Ata janë të moshave të ndryshme”, tha Jakupi për AIM.

Sipas tij, çmimi i aranzhmanit për Haxhin 1445/2024 është 6.550, sa ishte edhe vitin e kaluar, kur shtyllën e pestë të islamit e kanë realizuar 2.030 besimtarë, që ka qenë më shumë se dyfish shifra më e lartë nga viti paraprak, kur në vendet e shenjta ishin 919 besimtarë.

Festa e madhe e Kurban Bajramit, këtë vit bie më 16 qershor.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori