LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e gazetarëve për të avancuar lirinë e medias – mbahet “ngjarja e OSBE-së për sigurinë e gazetarëve në Evropën Juglindore

Mbrojtja e gazetarëve për të avancuar lirinë e medias – mbahet “ngjarja e OSBE-së për sigurinë e gazetarëve në Evropën Juglindore

Liria e medias është parësore në mbrojtjen e shoqërive demokratike, megjithatë, siguria e gazetarëve është thelbësore për lirinë e medias, e cila mbetet një shqetësim urgjent për OSBE-në.

Gazetarët përballen me një valë kërcënimesh në rritje, sulme fizike, frikësim, fushata shpifjesh, kërcënime ligjore dhe sulme në internet.


Për të adresuar këto sfida dhe për të vazhduar përmirësimin e sigurisë së profesionistëve të medias, Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias ka organizuar një ngjarje rajonale në Podgoricë, kushtuar sigurisë së gazetarëve.

Ngjarja ka shfaqur praktika dhe iniciativa të mira për mbrojtjen e sigurisë së gazetarëve në internet dhe jashtë linje. Për më tepër, janë paraqitur udhëzimet e monitorimit të sigurisë së gazetarëve dhe udhëzime të monitorimit të sigurisë së gazetarëve gra. Këto burime thelbësore u ofrojnë gazetarëve një mbështetje të pasur për të rritur sigurinë e tyre si në terren, ashtu edhe në internet. Nga praktikat e mira deri te udhëzimet vepruese, ato fuqizojnë gazetarët me njohuri thelbësore në lundrimin në peizazhin e sotëm mediatik në zhvillim”.

Teresa Ribeiro, Përfaqësuese OSBE-së për Lirinë e Medias ka deklaruar mes tjerash se në vitet e fundit kanë qenë dëshmitarë të sulmeve shqetësuese ndaj gazetarëve, ngacmimeve dhe frikësimeve të drejtuara kundër gazetarëve në të gjithë rajonin e OSBE-së, duke përfshirë Evropën Juglindore.

Teresa Ribeiro, Përfaqësuse e OSBE-së për lirinë e mediave, foto: OSBE

“Gama e sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballen profesionistët e medias po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe e ndërlidhur. Kërcënimet janë reale dhe shqetësuese në vetvete dhe kanë një ndikim real dhe shqetësues në gjendjen e demokracisë. Këto sulme jo vetëm që rrezikojnë sigurinë dhe jetesën profesionale të gazetarëve individualë, por gjithashtu gërryejnë funksionin e domosdoshëm të një shtypi të lirë dhe autonom në ruajtjen e llogaridhënies, ushqyerjen e transparencës dhe ndriçimin e publikut për çështjet që kanë rëndësi për ta”, ka deklaruar ajo.

Në punëtori kanë marrë gazetarë, ekspertë ligjorë dhe studiues nga rajoni Ballkani, Evropa Juglindore dhe më gjerë.

Në këtë ngjarje të Evropës Juglindore për mbrojtjen e gazetareve dhe avancimin e lirisë së medias kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Kosova nga fusha e mediave, gazetarë, shoqata të gazetarëve dhe akademikë./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori