LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarja e Leposaviqit: Derisa marrin paga nga Beogradi, integrimi është i vështirë

Nënkryetarja e Leposaviqit: Derisa marrin paga nga Beogradi, integrimi është i vështirë

Në komunat në veri të republikës është kthyer qetësia dhe deri diku edhe ligjshmëria. Këtë e deklaron nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq, sipas së cilës, ndërhyrjet e strukturave paralele deri tash kanë shkaktuar konfuzion të madh te qytetarët.

Në intervistë për RTK-në, ajo thotë se sa i përket Asociacionit, për të dhe qytetarët serbë që jetojnë në këtë komunë, mundësia e vetme e zgjidhjes është koordinimi direkt me Prishtinën.

Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se po punohet në realizimin e projekteve për komunën dhe fshatrat përreth, por ajo e thekson si problematikë integrimin e plotë të serbëve përderisa ata vazhdojnë të marrin paga e pensione nga Serbia.


“Prezenca përmes institucioneve paralele serbe është e dëmshme, duke i ndarë njerëzit, disa në njërën anë të cilët në mënyrë enorme janë pasuruar dhe në anën tjetër përqindjen e njerëzve që kanë jetuar buzë ekzistencës. Po e shoh se tash me ardhjen e institucioneve të reja komunës, e kemi kuptuar që ka qenë një numër i njerëzve të cilët mezi kanë mbijetuar. Çdo përzierje e institucioneve paralele të autoriteteve serbe këtu, do të jetë e dëmshme për këtë popull”, ka deklaruar ajo.

E pyetur se a janë të gatshëm si qytetarë të veriut të kontribuojnë në një draft eventual të Asociacionit, ajo e sheh si të pamundur një gjë të tillë, për shkak të siç thotë ajo, mungesës së shtresës politike intelektuale në veri.

Nënkryetarja aktuale e Leposaviqit thotë se banorëve serbë u duhet vetëm kuadri legjislativ përmes Asociacionit. Ajo tutje thekson se ndërhyrjet e strukturave paralele deri tash kanë shkaktuar konfuzion të madh tek populli.

“Sa i përket Asociacionit, për mua dhe qytetarët serbë që jetojnë këtu, mundësia e vetme e zgjidhjes është koordinimi direkt me Prishtinën, zgjidhjet të bëhen nga Prishtina, sepse ne nuk shohim më mbrapa, dhe në dy kryetarë. E shohim vetëm gjendjen reale e cila është tash në terren. Gjendja jonë reale është që të merremi me veten përmes punësimit të rinisë, siç po e bëjmë përmes komunës, kemi konkurse të reja të hapura. Kështu që rinia në tërë territorin e veriut, nuk ka shkuar për shkak të politikës së Kosovës por për shkak të politikës së Serbisë”, ka thënë ajo.

Sipas nënkryetares së Leposaviqit për banorët e komunitetit serb në veri të Mitrovicës duhet vetëm një zgjidhje; punësim e jetë më e mirë në hapësirat në të cilat jetojnë. /RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Kalo në kategori