LAJMI I FUNDIT:

Tjetër investim në infrastrukturën ushtarake në Shqipëri

Tjetër investim në infrastrukturën ushtarake në Shqipëri

Pas Repartit Ushtarak 1001, Regjimentit të Helikopterëve në Farkë dhe bazave në Bizë, Pashaliman e Pocestë, Shqipëria planifikon të investojë edhe në Detashmentin e Mbështetjes Rajonale Gjirokastër.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik është depozituara tenderi për ndërtimin e një godine shërbimesh 2-katshe me qëllim  akomodimin e personelit ushtarak. Kompania fituese do të duhet që në një periudhë 9- mujore të realizojë punimet infrastrukturore, përfshirë ato elektrike.


Më herët, Instituti Gjeografik Ushtarak hapi tenderin me vlerë pak më shumë se 4 milionë lekë vetëm për projektin e rindërtimit të rrugëve lidhëse dhe rrjetit inxhinier në repartin e Pocestës të Korçës. Sipas dokumentit të depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik, në repartin me sipërfaqe 15 mijë e 248 metër katrorë do të stacionohen helikopterë dhe mjete të tjera ushtarake.

Më herët, procedura të ngjashme tenderuese u hapën edhe për punimet në garnizonin stërvitor, Pajet-Bizë. Pak kilometra larg Bizës, në Farkë të Tiranës planifikohet të rinovohet baza ajrore. Gjithashtu, në Farkë do të ndërtohen rrugët lidhëse, kuadratet e kufizuese për uljen dhe ngritjen e mjeteve ajrore dhe sistemet e ndriçimit. Në përpjekje për t’iu afruar standardeve të NATO-s, gati 5 milionë lekë u vunë në dispozicion për projektimin e një godine 3-katshe për akomodimin e Komandës dhe Shtabit të Forcës Tokësore në repartin 1001./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori