LAJMI I FUNDIT:

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ka përfunduar të shtunën periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit, ndërsa që nga sot ndaj gjithë atyre që përdorin valuta të tjera përpos euros për transaksione me para të gatshme në Kosovë, do të ndërmerren masa.

E shtuna ka qenë dita e fundit e periudhës transitore të Bankës Qendrore për çështjen e dinarit.

Në kuadër të kësaj periudhe, nuk janë shqiptuar masa ndëshkuese, por janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të rregullores për pagesa me para të gatshme.


Ndërsa, bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.

Pas 12 majit të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë duhet të bëhen me euro.

“Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”, citohet në rregulloren e BQK-së, raporton RTK.

Zbatimi i rregullores sidomos në veri të vendit vlerësohet se mund të jetë sfidues.

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur ditë me parë për përfundimin e fazës transitore ka ritheksuar se Banka Qendrore është ajo që vendos për çështje të tilla, e jo ekzekutivi./rtk/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve

Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve

Ekonomi
Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Ekonomi
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Ekonomi
Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Ekonomi
Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Ekonomi
Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori