LAJMI I FUNDIT:

Deri në 3 orë pritje për aplikim për pasaporta e letërnjoftime

Deri në 3 orë pritje për aplikim për pasaporta e letërnjoftime

Pritjet e qytetarëve për të marrë shërbime në Agjencinë e Regjistrimit Civil, qoftë për t’u pajisur me pasaporta, letërnjoftim apo shërbime të tjera, shkojnë deri në 3 orë në Prishtinë.

Duke folur për tollovinë e krijuar, ata u ankuan për pritjet e gjata për t’i tërhequr dokumentet.

Nga Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) thonë se shkaktar kryesor i kësaj tollovie është rritja e kërkesave të qytetarëve për pajisje me dokumente, pas prodhimit të tyre.


Qytetari Resul Kamberi tregoi se ka pritur nga ora 12:00 deri pas orës 15:00 për të marrë shërbime në ARC.

“Më ka rënë të pres që tri orë, minimumi tri orë, ndoshta edhe më shumë. Prej orës 12:00 ishim në rend, na largoj pauza, tash vështirë e përfunduam”, tha Kamberi.

Edhe qytetarja, Miradije Rafuna thotë se ka pritur rreth 2 orë për të aplikuar për marrjen e letërnjoftimit.

Sipas saj, procesi ishte i ngadalshëm, për çka u shpreh se “ka për të bërë edhe punë të tjera”, por që pritja e gjatë po e pengon.

“Kam ardhur për letërnjoftim, sepse më ka humbur letërnjoftimi para një kohe të gjatë, kam ardhur të pres, dy orë kam pritur që të aplikoj. Kam shkuar në polici e kam nxjerrë, këtë të policisë, edhe aty kam pritur shumë… Këtu më ka rënë dy orë të pres… Nuk po tregojnë (pse) vetëm ashtu po duhet të presim shumë, tollovi… Çfarë të bëjmë, kemi edhe punë të tjera, nuk e kemi vetëm këtë punë”, tregoi Rafuna.

Edhe Naim Gashi tregoi se kur mori radhën, rreth 200 persona ishin para tij, që po prisnin rendin për të marrë shërbime.

Ai tregoi se në Agjencinë e Regjistrimit Civil kishte ardhur për ta tërhequr pasaportën e tij dhe të djalit.

“Pasaportën me e tërheqë për djalin dhe për vete… Dy orë kam prit, 200 persona kanë qenë para meje”, tha Gashi.

Për marrjen e pasaportës, rreth 2 orë ka pritur edhe qytetari Gëzim Murseli.

“Pasaporta më ka dal afati dhe ta ndërroj ta marr të re… Në rend më ka rënë ndoshta për ta marrë sot, kam pritur 2 orë”, tregoi Murseli.

Ndërkaq, lidhur me këto pritje, ka folur shefi ekzekutiv i Agjencisë Për regjistrim Civil, Blerim Camaj.

Camaj tha se pas prodhimit të dokumenteve për qytetarët, është rritur numri i tyre që vijnë për t’i tërhequr ato dhe si shkak i kësaj ka fluks më të madh të tyre.

Arsye për këtë tollovi, Camaj përmend faktin se qytetarëve iu është mundësuar që të aplikojnë për shërbime kudo nëpër qendrat e Kosovës dhe se pothuajse të gjithë ata që jetojnë në Prishtinë po kërkojnë shërbime në këtë qendër.

“Kërkesat kanë qenë për shkak të fluksit të qytetarëve, që nuk po punohet ose ditëve të vikendit zakonisht, të hënën kërkesat janë në rritje edhe dje që nuk është punuar, kërkesat sot kanë qenë në rritje. Por, realisht, sot u pa që kërkesat kanë qenë në rritje më shumë. Por, gjithashtu edhe prodhimin e dokumenteve që e kemi bërë, qytetarët kanë ardhur t’i tërheqin dokumentet dhe ata kanë krijuar dhe shtuar atë tollovinë… Sistemi është në funksion, është edhe një problem tjetër, ne me ligj ua kemi mundësuar të gjithë qytetarëve të aplikojnë kudo në të gjitha qendrat ku është më afër, e këtu zakonisht nëpër krejt Kosovën, që po jetojnë në Prishtinë po aplikojnë në Prishtinë dhe po janë kërkesat shumë më të mëdha”, tha Camaj.

Ndër të tjera, Camaj tha se kanë provuar që të zgjasin orarin e punës, nga ora 16:00 deri në 18:00, porse numri i qytetarëve që kanë kërkuar shërbime ka qenë shumë i vogël.

Gjithashtu, ai tregoi se as të shtunave, nuk ka pasur interesim për kryerjen e shërbimeve nga qytetarët, kështu duke vendosur që mos ta vazhdojnë një proces të tillë.

Numri i të interesuarve për tu pajisur me pasaporta dhe dokumente të tjera është rritur dukshëm pas liberalizmit të vizave në Kosovë, që nga janari i këtij viti. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori