LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Themelore Kavadar nis procedurën për dyshim të pengimit të zyrtarit

Prokuroria Themelore Kavadar nis procedurën për dyshim të pengimit të zyrtarit

Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka iniciuar procedurë kundër një 18 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Pengimi i zyrtarit në kryerjen e veprës zyrtare nga neni 382 paragrafi 3 në lidhje me paragrafi 2 dhe paragrafi 1 i Kodit Penal.

Më 2 maj, në një shtëpi në rrugën “Dimkata A. Gaberot” në Kavadar, dy inspektorë të MPB-së kanë ndërmarrë një veprim zyrtar – kapjen e një të burgosuri të arratisur nga NJPK-ja e Gjevgjelisë, i cili ishte i afërm i të dyshuarit aktual.

I burgosuri ka rezistuar gjatë tentativës për t’u privuar nga liria për përfundimin e dënimit me burg, në të cilën i dyshuari tani e ka mbështetur, ka sulmuar njërin nga policët, e ka tërhequr zvarrë dhe e ka gërvishtur duke i shkaktuar lëndime fizike.


I burgosuri arriti të çlirohej dhe të arratisej, por më pas u kap dhe u kthye në burg. Edhe i dyshuari në fillim ka arratisur, por i është hequr liria, dhe me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore në Kavadar i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh.