Dyshohen për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport, Prokuroria ngrit propozim-akuzë kundër 12 personave
Prokuroria Publike ka ngritur propozim-akuzë kundër 12 personave mbi dyshimet për shpërdorimin e 5,7 milionë eurove, para të shtetit nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport.
Sipas organit të akuzës, propozimi ka ardhur me nismë të Komisionit për parandalimin e korrupsionit mbi dyshimet për keqpërdorimin e vauçerëve të Agjencisë.
Prokuroria Publike nuk jep më shumë informacion por thotë shkurt se prokurori përkatës ka dorëzuar propozim akuzat në gjyq dhe ka kërkuar masa kujdesi ndaj të dyshuarve.
“Duke vepruar mbi iniciativën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, prokurori përkatës ka dorëzuar propozim-akuzë kundër 12 personave mbi veprat penale “shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “punë të pandërgjegjshme”. Për të dyshuarit janë kërkuar masa kujdesi nga Gjykata Penale”, thonë nga Prokuroria Publike.
Anti-korrupsioni para më shumë se një viti kishte paralajmëruar se mbi bazën e dyshimeve për shpërdorime dhe mos respektim të vauçer-sistemit për financimin dhe ndarjen e fondacioneve ndaj klubeve sportive ka dorëzuar në prokurorinë publike iniciativën për ndjekje penale ndaj drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski dhe dy anëtarëve të Komisionit Qendror.
Ky institucion kishte paralajmëruar edhe iniciativë deri tek Qeveria për vërtetimin e përgjegjësisë, ndërsa në mënyrë shtesë kishte kërkuar edhe kontroll të jashtëzakonshëm nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.
Dyshimet e anti-korrupsionit ishin se drejtori dhe anëtarët e komisionit qendror gjatë viteve 2020, 2021 dhe 2022 duke mos respektuar procedurat ligjore dhe duke favorizuar klube dhe subjekte të caktuara kishin keqpërdor 5,7 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Jo zyrtarisht mësohet se ndër të dyshuar ka edhe emra të njohur nga organet partiake të LSDM-së dhe persona të tjerë të përfshirë nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë. Dëmi në buxhet të shtetit sipas burimeve të Alsat është vërtetuar edhe përmes ekspertizës financiare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025