LAJMI I FUNDIT:

Aktorja 90 vjeçare Joan Collins shihet në një dalje të rrallë me bashkëshortin e saj 59 vjeçar

Aktorja 90 vjeçare Joan Collins shihet në një dalje të rrallë me bashkëshortin e saj 59 vjeçar
Foto: Profimedia

Joan Collins (90 vjeç) dhe bashkëshorti i saj Percy Gibson (59 vjeçe) tërhoqën vëmendjen gjatë një daljeje të rrallë në Londër.

Çifti u fotografua gjatë mbërritjes në një restorant. Duke u bazuar në fotografitë e çiftit, ata dukeshin shumë të gëzuar. Aktorja mahniti të pranishmit me pamjen e saj.


Ajo mbërriti për darkë e veshur me një pallto të zezë, këmishë dhe pantallona, dhe me një makijazh më të rëndë të aplikuar në fytyrë. Bashkëshorti i saj ishte i veshur me një kostum të zi dhe kravatë.

Foto: Profimedia

Collins zbuloi sekretin e formës së saj vitale në shtatorin e vitit të kaluar gjatë një interviste për revistën “My Weekly”.

“Ushtrime fizike bëj me një fizioterapeut, diçka që e rekomandoj ngrohtësisht për meshkujt dhe gratë më të moshuar që duan të mbeten në formë. Zakonisht bëj këto ushtrime për rreth gjysmë ore në ditë dhe kam zbuluar se kjo më jep energji”, tha ajo, teksa dha këshilla për humbjen e peshës.

“Mos e ndërpritni dietën, thjesht hani më pak. Nëse duhet të humbni disa kilogramë që të përshtateni në diçka, hani vezë të ziera dhe brokoli për tri ditë. Nëse keni nevojë të grisni diçka, hani më shumë brokoli. Ushtrimet janë të domosdoshme, pavarësisht se sa mund t’ju bezdisin”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

Magazina
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Magazina
Meriton Mjekiqi me fjalë prekëse për të birin: Më mungon më shumë se çdo gjë në këtë jetë

Meriton Mjekiqi me fjalë prekëse për të birin: Më mungon më shumë se çdo gjë në këtë jetë

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Kalo në kategori