LAJMI I FUNDIT:

Anija e BE-së shkatërron dronin e rebelëve Houthi në Detin e Kuq

Anija e BE-së shkatërron dronin e rebelëve Houthi në Detin e Kuq

Një dron i nisur nga një zonë në Jemenin e kontrolluar nga Houthit është kapur nga misioni i BE-së në Detin e Kuq, ka njoftuar një oficer i lartë ushtarak.

Bëhet e ditur se pajisja ajrore pa pilot është rrëzuar nga një anije që është pjesë e misionit të BE-së për të mbrojtur transportin tregtar në Lindjen e Mesme.

“Detyra që i është dhënë anijes është thjesht të mbrojë anijet e tjera tregtare dhe t’i tregojë njerëzve se BE-ja nuk është e gatshme ta lejojë një organizatë terroriste të ndërpresë lëvizjen e lirë në det”, tha gjenerali austriak Robert Brieger.


Gjithashtu, gjenerali tha se ai po kërkon nga vendet anëtare të BE-së që të sigurojnë burimet e nevojshme për misionin Aspides, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Edhe komandanti i misionit detar të BE-së në Detin e Kuq, kundëradmirali grek Vasilios Gryparis, tha se dëshiron të rrisë ndjeshëm praninë në det për t’u mbrojtur më shumë nga sulmet e mundshme të rebelëve Houthi.

Ndryshe, 19 nga 27 vendet anëtare të BE-së janë të përfshira në këtë mision, por vetëm katër anije po patrullojnë zonën.

Ky mision ka për qëllim mbrojtjen e anijeve civile dhe nuk merr pjesë në asnjë sulm ushtarak.

Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani e kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit dhe vazhdimisht sulmojnë me dronë dhe raketa anijet në Detin e Kuq.

Houthit i kanë përshkruar sulmet e tyre si një përpjekje për të bërë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gazë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori