Përgjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i automjeteve në Shqipëri u rrit me 47 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në harkun kohor të tre muajve janë regjistruar për herë të parë 21,265 mjete nga 14,460 mjete të regjistruara në periudhën janar-mars të vitit 2023.
Numri më i lartë i regjistrimeve për herë të parë rezultoi në muajin mars duke u rritur me 41 për qind, krahasuar me një vit më parë.
Por cili shtet na ka furnizuar me mjete gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit? Sipas të dhënave të DPSHTRR, tre shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë Gjermania, Italia dhe Koreja. Nga totali i mjeteve të regjistruara për herë të parë, rreth 18 mijë prej tyre janë autovetura.
Vitet e fundit Shqipëria po motorizohet gjithmonë e më shumë dhe numri i automjeteve është rritur nga viti në vit. Aktualisht regjistrohen gjithsej 887,321 mjete aktive në qarkullim ose të çregjistruara përkohësisht.
“Scan Intel” ka analizuar në detaje disa nga kapitujt sa i përket tregtisë së jashtme për muajin mars të këtij viti. Sipas shifrave të përpunuara shohim se grupi “Mjetet e transportit të ndryshëm nga vagonat e hekurudhës” kanë prekur rekord historik të importit. Përgjatë muajit mars vlera e importit për këtë kapitull vlerësohet në 8.2 miliardë lekë ose rreth 81 milionë euro. Kjo vlerë është 48% më e lartë se në të njejtin muaj të një viti më parë.
Theksojmë se vlera e muajit mars të këtij viti është më e larta që nga muaji janar i vitit 2005. Por çfarë vihet re nga të dhënat mbi trendin që ka ndjekur shifra e importeve për këtë zë. Nisur nga të dhënat zyrtare të “INSTAT” shohim se muaji i dytë me vlerën më të madhe është shkurti i po të njetit vit. Viti që lamë dhe viti aktual duket se kanë thyer rekord të importit sa i përket mjeteve të transportit.
Nëse analizën për këtë zë e shtrijmë me bazë vjetore shohim se viti 2023, vit më të dhëna të plota, regjistron nivel importesh deri në 76 miliardë lekë, një rritje me 39%, krahasuar me vitin 2022.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare