Festivali Ndërkombëtar i Animacionit, Anibar ka mbyllur thirrjen për filmat e edicionit të 15-të të festivalit që do të mbahet në datat 15-21 korrik 2024, në qytetin e Pejës.
Përgjatë 7 muajve, kanë aplikuar 1,531 filma të animuar artistik nga 77 vende të botës, duke e bërë këtë numrin më të lartë të aplikimeve ndonjëherë.
Thirrja i’u është shpërndarë studiove të animacionit, regjisorëve të njohur por dhe atyre të rinj dhe me potencial në industri, departamenteve të animacionit nëpër Universitetet me nam botëror, dhe platformave të tjera të njohura për mbledhjen e projekteve të animuara.
Nga 34 shtete që kanë aplikuar në vitin e kaluar, këtë vit numri është zgjeruar në 43 shtete më shumë, duke përfshirë edhe vende si: Filipinet, Mianmar, Kazakistani, Egjipti, Ekuadori, Vietnami, Uruguai, Siria, Republika Arabe, Peru, Palestina, Zelanda e Re, Malajzia, Makao, Lebanoni, Iraki, Islanda, Ishujt Faroe, dhe Azerbajxhani.
Shënjestër nuk kanë qenë vetëm filmat më të rinj, por edhe ata që trajtojnë tema aktuale të shoqërisë bashkëkohore, duke i mbërthyer më së miri brenda këtij mediumi, shumë të rëndësishëm për festivalin.
Tashmë ekipi i programit është duke u marrë me përzgjedhjen e filmave për t’i ndarë ato në 6 kategori garuese, dhe 2 kategori speciale.
Garat e këtij edicioni do të jenë ajo Ndërkombëtare, Studentore, Ballkanike, e Filmave për të Drejtat e Njeriut, Video-Animacioneve Muzikore, dhe e Audiencës së Re.
Ndërkaq, dy programet speciale do të jenë ajo e Panoramës dhe e Filmit Eksperimental.
Ndër të tjerash, Anibar do të ftoj dhe bashkëpunoj me profesionistë të fushës për kurimin e programeve tematike speciale, me fokus në koncepte dhe tema të veçanta të animacionit.
Nxitja e dialogut, dhe trajtimi i filmit të animuar si formë edukative dhe tërheqëse për të komunikuar çështje globale, përvoja individuale dhe kolektive nga perspektiva të lloj-llojshme është ajo se çka tenton të arrij Festivali Anibar përmes programit filmik të këtij viti.
Komunikimi për Programin e finalizuar Filmik pritet të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm, përderisa është duke u punuar në drejtim të finalizimit të të gjitha aspekteve programative për të bërë këtë edicion po aq të bukur dhe të paharrueshëm se edicionet paraprake. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Capital T për pak rrëzohet në skenën e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kapo6-380x233.jpg)
Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën
![Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/duha6-380x233.jpg)
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë
![Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ko10.jpeg)
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani
![Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Demi-4-1-380x233.jpg)
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur
![Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ce1-380x233.jpg)
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë