LAJMI I FUNDIT:

YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian – arsyeja do t’iu bëjë të qeshni

YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian – arsyeja do t’iu bëjë të qeshni

Një YouTuber amerikan ka postuar së fundmi një video ku tregon përvojën e tij të masazhit në kokë në Delhi të Indisë.

Daily Max me anë të videos nëntë minutëshe i ka bërë thirrje miliarderit Elon Musk të punësojë berberin pasi sipas tij për pak minuta “ai shkoi në hapësirë”.


YouTuberi me 1.2 milion abonentë në platformën e ndarjes së videove shfaq berberin Muhammad Waris duke ia masazhuar kokën me duar, përcjell Telegrafi.

Më vonë Max mbeti i mahnitur nga aftësitë e berberit dhe dukej se e shijonte teknikën e tij të masazhit.

“Pse masazhet e rrugëve janë kaq të mira në Indi? Ky është masazhi më i mirë që kam pasur ndonjëherë”, tha Max.

“Masazhi indian më bëri t’i shoh yjet”, thuhet në mbishkrimin e postimit të amerikanit i cili i bënte thirrje Musk ta punësonte Warisin.

Bëhet e ditur se që kur u shpërnda, video ka grumbulluar mbi një milion shikime. /Telegrafi/