LAJMI I FUNDIT:

Izraeli “do të rrisë presionin ushtarak e politik” ndaj Hamasit, njofton Netanyahu

Izraeli “do të rrisë presionin ushtarak e politik” ndaj Hamasit, njofton Netanyahu

Izraeli do të “rrisë presionin politik dhe ushtarak ndaj Hamasit ditëve në vijim”, ka njoftuar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në një deklaratë pak para festës hebraike të Pashkëve, udhëheqësi izraelit tha se të gjitha propozimet për lirimin e pengjeve “janë refuzuar plotësisht nga Hamasi”.

“Ditëve në vijim do të rrisim presionin ushtarak dhe politik ndaj Hamasit, sepse kjo është mënyra e vetme për të liruar pengjet dhe për të arritur fitore”, tha Netanyahu.


Gjithashtu, ai iu përgjigj raporteve për sanksionet e SHBA-së ndaj batalionit fetar të IDF-së, Netzah Yehuda, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Nëse dikush mendon se mund të vendosë sanksione ndaj një njësie të IDF-së, unë do ta luftoj atë me të gjitha forcat”.

SHBA gati t’i vendosin sanksione njësisë ushtarake izraelite, për shkelje të drejtave të njeriut kundër palestinezëve
Lexo po ashtu SHBA gati t’i vendosin sanksione njësisë ushtarake izraelite, për shkelje të drejtave të njeriut kundër palestinezëve

Ndryshe, batalioni i IDF-së po përballet me sanksione amerikane për trajtimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor, edhe pse Kongresi votoi për 26 miliardë dollarë ndihmë të re urgjente për Izraelin.

Siç raportohet, batalioni Netzah Yehuda akuzohet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

SHBA-ja po shqyrton lëvizje të ngjashme edhe kundër njësive tjera policore e ushtarake izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut

Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut

Evropa
Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Evropa
Kalo në kategori