Toshkovski: Edhe përkundër faktit se ka një numër të vogël të policëve gjendja e sigurisë në Kërçovë është stabile
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ishte për vizitë pune në Departamentin e Punëve të Brendshme në Kërçovë dhe Departamentet e policisë Zajaz dhe Osllomej të cilët janë në përbërjen e tij. Ai, siç njoftojnë nga MPB-ja, ka mbajtur takime me udhëheqësinë e njësisë organizative dhe u njoftua me strukturën, aktivitetet aktuale, lëvizjen e kriminalitetit dhe gjendjen e burimeve njerëzore dhe pajisjeve teknike.
“Në përgjithësi, në territorin e DPB-së së Kërçovës, ku jetojnë më shumë se 50 mijë banorë, ekziston një gjendje stabile e sigurisë dhe ka mbi 50 për qind realizim të veprave penale dhe përkundër faktit se ka një numër të vogël të policëve dhe automjeteve të vjetra”, tha Toshkovski.
Për departamentet e policisë Zajaz dhe Osllomej, mund të vërehet një rënie e shkeljeve të regjistruara të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa në sferën e burimeve njerëzore dhe aseteve materiale e teknike situata është e njëjtë si në shumicën e njësive organizative.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një vit pasi u vendos në listën e zezë, Ramiz Merko u paraqit në gjykatë
Rritje me 64 për qind e netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
AAK kundër shpërndarjes së Kuvendit, Tahiri: Diaspora nuk e mbështetë më Kurtin, qeveria s’po punon për lehtësimin e votimit të tyre
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251