“Halkbank” organizon punëtori për mbrojtje të ambientit jetësor në kuadër të iniciativës “Priceless Planet”
Në kuadër të iniciativës së gjelbër globale të “Mastercard“, “Priceless Planet”, “Halkbank” SHA Shkup organizon dy punëtori me rastin e Ditës Botërore të Tokës.
Për të promovuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe edukimin e ndërgjegjësimit mjedisor, “Halkbank” do të organizojë dy punëtori në Parkun e Qytetit, pranë skenës verore “Lepeza”, më datë 21 prill, duke filluar nga ora 11:00.
Punëtoria e parë, që synon mësimin dhe edukimin rreth bimëve dhe teknikave të mbjelljes, është një mundësi unike për të edukuar mbi tema të shumta, duke përfshirë tokën, ujin dhe përdorimin e tyre. Në seminar do të mësohet për lloje të ndryshme bimësh: bimë që mund të përdoren në ushqim, bimë që përmirësojnë cilësinë e ajrit, bimë që përmirësojnë cilësinë e jetës në planetin tonë. Nën sloganin “Bëj vend për të marrë frymë”, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin këshilla praktike për rritjen e bimëve në shtëpitë dhe kopshtet e tyre, nga një edukator ekspert i cili do të jetë i pranishëm në aktivitet.
Në punëtorinë e dytë, pjesëmarrësit do të njihen me teknikat kreative për riciklimin e vazove dhe krijimin e elementeve unike dekorative për shtëpitë e tyre. Ky seminar do t’i inkurajojë pjesëmarrësit të përdorin aftësitë e tyre krijuese dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit përmes riciklimit dhe artit. Kreativiteti është gjithmonë argëtues dhe riciklimi është gjithmonë i dobishëm. Vazot unike do të përdoren më pas për të mbjellë bimë dhe për të kontribuar në iniciativën globale për të ruajtur shtëpinë tonë të përbashkët – planetin Tokë.
“Punëtoritë përfaqësojnë një mundësi unike për t’u lidhur me natyrën dhe për të mësuar praktikat e kopshtarisë që mund të përmirësojnë dhe zgjasin jetën në planetin tonë. Nëpërmjet tyre ne duam të frymëzojmë pjesëmarrësit që të krijojnë hapësirë të frymëmarrjes në shtëpitë dhe komunitetet e tyre, përmes kreativitetit dhe mbrojtjes së natyrës. Besojmë se çdo hap i vogël ka rëndësi të madhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor”, tha Maja Naumovska Saveska, drejtoreshë për komunikim korporativ dhe marketing në “Halkbank” SHA Shkup.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e këtyre punëtorive, regjistrohuni në këtë link. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, prandaj nxitoni para se të plotësohen vendet.
Me angazhimin afatgjatë të Halkbank për ruajtjen e mjedisit dhe partneritetin me Mastercard në iniciativën Priceless Planet, konfirmohet edhe një herë veprimi i përgjegjshëm shoqëror i bankës për të rritur ndërgjegjësimin mjedisor. Në të ardhmen, Halkbank planifikon të mbështesë këtë iniciativë përmes fushatave të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin e komunitetit dhe kontributin individual në mbrojtjen e planetit tonë.
Koalicioni “Priceless Planet” u formua në janar 2020 si përgjigje ndaj numrit të madh të zjarreve dhe fatkeqësive natyrore që prekin planetin tonë. Ai bashkon përpjekjet e konsumatorëve, institucioneve financiare, tregtarëve dhe qyteteve në mbarë botën për të luftuar ndryshimet klimatike duke rimbjellur 100 milionë pemë gjatë pesë viteve. Anëtarë të koalicionit janë edhe ekspertët e pyjeve “Conservation International” (CI, Conversation International) dhe Instituti Botëror i Burimeve (WRI, World Resource Institute).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Oda Ekonomike kërkon që të vazhdohet projekti për korridoret
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Shkëlqim Devolli vazhdon takimet në Kongres: Bashkëpunimi ekonomik rrit miqësinë Kosovë – SHBA
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë