Protestojnë punonjësit e “Pyjeve Kombëtare” në Maqedoni, dy muaj nuk kanë marrë paga
Punonjësit e ndërmarrjes publike “Pyjet Kombëtare” dolën në protestë para objektit të tyre për të shprehur revoltën pasi për 2 muaj nuk kanë marrë paga.
Ivan Peshevski, kryetari i Sindikatës së Ndërtimit Industrisë dhe Projektimit, njoftoi se në këtë ndërmarrje punonjësit janë në grevë duke mos i kryer detyrat e tyre të punës, ndërsa shtoi se ditët në vijim protestat do t’i radikalizojnë edhe para Qeverisë.
“Muaji i dytë që nuk ka rroga, nuk janë problem vetëm pagat por edhe dotacionet për terren që nuk janë paguar, njerëzit detyrohen të shkojnë në punë, në të njëjtën kohë në ndërmarrje kemi edhe grevë, që në vendin e tyre të punës nuk i kryejnë detyrat, sepse janë të zemëruar, edhe me menaxhmentin, edhe drejtorinë, dhe të gjithë përfaqësuesit e pushtetit që të gjithë ata marrin 80% rritje të rrogave. Ndërsa ata presin dy muaj të marrin rroga, muaji i tretë po shkon, dhe me pagesën e njërit muaj që sot e kanë marrë, përsëri nuk do të ketë sigurim shëndetësor”, tha Ivan Peshevski, kryetar i Sindikatës së “Pyjeve Kombëtare”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'