Ushtria shqiptare i është bashkuar garës së armatimeve.
Qeveria ka propozuar një strategji afatgjatë për rilindjen e këtij sektori ku po mendon që deri në 2033-in të shpenzojë deri në 181 miliardë lekë ose 1.8 miliardë euro.
Për herë të parë në buxhetin e këtij viti qeveria shqiptare plotësoi detyrimin si anëtare e NATO duke harxhuar 2% të PBB-së së saj për fuqizimin e ushtrisë, ndërsa në strategjinë e nxjerrë për konsultim publik parashikohet që ky ritëm të mbahet për çdo vit, deri sa në 2033-shin të arrijë në 2.83% të PBB-së.
Në rilindjen e ushtrisë parashikohet të shtohet me 100 numri i forcave luftarake aktive, por përtej kësaj qeveria do të investojë në armatime modern ku përfshihen dronët pa pilot, krijimin e sistemit anti-dron apo blerjen e helikopterëve të rinj Black Hawk. Nga vlera e parashikuar e investimeve, Forcat Ajrore do të marrin fondet më të mëdha ndjekur nga ato detare dhe më pas tokësore, ndërsa pas nuk mbetet as komanda mbështetëse.
Strategjia përfshin një rijetësim të bazave ushtarake ku pritet do të investohet në garnizonet Zall-Herr, Ferraj e Pezë Helmës. Po ashtu, parashikohet ndërtimi i infrastrukturës stërvitore në Pajet, Bizë dhe në Mnelë. Në listën e investimeve është edhe zhvillimi i infrastrukturës pritëse dhe akomoduese portuale dhe aereoportuale në Porto Romano dhe bazën detare Pashaliman. Përveç bazës së NATO në Kuçovë pritet të modernizohet edhe Bazës Ajrore Farkë.
Një aspekt i rëndësishëm është investimi në mbrojtjen kibernetike ushtarake ku një nga projektet më të rëndësishme është ngritja e sistemit “Nato Sekret” që e vendos Shqipërinë në të njëjtin nivel teknologjie me aleatët./Top Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova