Kontestimi dhe kundërshtimi për 13 emra, të cilët janë në listën e dëshmorëve të Istogut është rikujtuar edhe në përvjetorin e betejës në Vrellë, në Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune. Në memorialin e dëshmorëve varret janë të hapura e dëshmorët janë të varrosur në një vend tjetër. Ish-ushtarët e UÇK-së zotohen se nuk do ta lejojnë, siç thonë, këtë padrejtësi, për të cilën Prokuroria së shpejti do të dalë me një qëndrim.
Në secilën pllakë të mermerit në varret e hapura është i gravuar emri i dëshmorit, por asnjëri nuk është i varrosur aty.
Kur do të vijë dita që familjarët të vendosin lule mbi varret me trupat e të vrarëve, nuk dihet.
Varrezat janë të hapura pa trupat e dëshmorëve. Dëshmorët e Istogut janë të varrosur në një pjesë tjetër të fshatit Vrellë. Arsyeja se pse ata nuk po sillet për t’u varrosur është se disa ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pretendojnë se dhjetëra emra të civilëve të vrarë janë futur si dëshmorë.
Ali Sefaj, bashkëluftëtar i dëshmorëve dhe i plagosur në luftë është më i zëshmi.
Sefaj thotë se nuk duan ta nënvlerësojnë sakrificën e asnjë martiri, por nuk e kanë ndër mend të zmbrapsen nga kundërshtimi për të vërtetën.
“Këta njerëz kanë zgjedhur të sakrifikojnë të vdesin me vetëdije dhe nuk mund të krahasohet me dikë që e ka zënë vdekja duke kërku shpëtimin, ose duke kërku ikjen”, ka shtuar Sefaj.
Për dyshimet për falsifikim është dorëzuar kallëzim penal në Polici, ndërsa është vënë në lëvizje edhe Prokuroria.
“Më pas është njoftuar Prokurori i krimeve të rënda, i cili e ka autorizuar Policinë e Kosovës të merren disa veprime hetimore. Kemi pranuar disa raporte nga Policia e Kosovës ndërsa janë edhe atorizime shtesë për Policinë e Kosovës nga Prokurori i Shtetit, dhe aktualisht jemi në fund të procesi hetimor, ku pasi që të përfundojnë hetimet do të dalim me epilog lidhur me këtë çështje që jemi duke e hetuar”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodar Nikçi.
Për shkak të këtij mospajtimit në shënimin e ditës së dëshmorëve në Istog janë parë forca të shtuara të Policisë së Kosovës.
Vendosja e lapidarit të dëshmorëve në Istog bashkë me 13 emra, që pretendohet se janë shtuar, kishte nxitur reagim nga veteranë dhe familjarë të dëshmorëve. Një pjesë e emrave ishin mbuluar me ngjyrë të kuqe si shenjë kundërshtimi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit