LAJMI I FUNDIT:

Franca bashkësponsorizon rezolutën për Srebrenicën, Macron tha se nuk do ta harrojë kurrë gjenocidin në Bosnje

Franca bashkësponsorizon rezolutën për Srebrenicën, Macron tha se nuk do ta harrojë kurrë gjenocidin në Bosnje

Franca iu bashkua si bashkësponsor rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, e cila duhet të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një video adresim, Emmanuel Macron tha se Franca kujton dhe do të kujtojë gjithmonë vuajtjet që Bosnja dhe Hercegovina përjetoi 25 vjet më parë në momentet më të errëta që ka parë Evropa që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Më 11 korrik 1995 dhe në ditët që pasuan, këtu në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës ndodhi një nga tragjeditë më të rënda në historinë moderne. Franca nuk i ka harruar më shumë se 8000 viktima, fëmijë dhe të rritur të vrarë. Me emocione të thella, përshëndes viktimat e mbijetuara të gjenocidit dhe familjet e tyre ndërsa u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta”, tha Macron.


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 2 maj do të diskutojë për rezolutën për Srebrenicën, një çështje që tashmë ka shkaktuar reagime të shumta në rajon.

Përderisa shumica e politikanëve nga Bosnja e mirëpritën një hap të tillë, reagime negative erdhën nga Serbia dhe Republika Serbe, ku u tha se “kjo rezolutë në fakt synon të stigmatizojë mbarë popullin serb”.

Draft-Rezoluta për Srebrenicën në preambulën e saj askund nuk përmend Republikën Serbe apo Serbinë.

Ajo që theksohet dhe pritet është aktgjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, i cili thekson se gjenocidi është kryer ndaj boshnjakëve në Srebrenicë në vitin 1995.

Propozimi i rezolutës u dërgua në emër të 17 vendeve në 193 adresa të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Turqia
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

Amerika
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban

Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban

Botë
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Kalo në kategori